Dhjetëra të vrarë nga sulmi vetëvrasës në Jemen

Nga një sulm vetëvrasës në jug të Jemenit janë vrarë të paktën 42 persona. Raportet thonë se sulmuesi kishte në shënjestër një udhëheqës fisnor, i cili kishte ndihmuar ushtrinë në luftë kundër Al Kaidës. Komandanti i milicisë lokale raportohet të jetë po ashtu në mesin e të vrarëve.

Burimet spitalore dhe qeveritare flasin për më shumë se 30 të tjerë të plagosur në sulmin ndaj një shërbimi funeral në qytetin Jar, njofton AFP.

Në lindje të Jemenit, nga një sulm i telekomanduar, që dyshohet të jetë kryer nga Shtetet e Bashkuara, janë vrarë pesë anëtarë të Al Qaedes.
Zyrtarët thonë se sulmi ka ndodhur afër fshatit Al-Qotn në provincën Hadramawt./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button