Ahmeti në takim Kojan: Mbetemi të përkushtuar në rrumbullakësimin e procesit integrues

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka pritur në selinë e BDI-së në Tetovë, shefin e misionit të OSBE-së në Shkup, Klemens Koja.

Bashkëbiseduesit, siç njofton zyra për informim e BDI-së, diskutuan për situatën politike në vend, ndryshimet kushtetuese, reformat si dhe Marrëveshjen e Ohrit.

Lideri i BDi-së, Ahmeti, siç shtohet më tej në kumtesë, është shprehur i kënaqur nga përkrahja për ndryshimet kushtetuese në Kuvend që mundëson zbatim të marrëveshjes së Prespës dhe drejtimin e vendit edhe një hap më afër NATO-s dhe BE-së.

“Bashkimi Demokratik për Integrim do të vijojë përpjekjet për rrumbullakësimin e procesit integrues si prioritet absolut jo vetëm i BDI-së, por edhe i të gjithë qytetareve”, është shprehur Ahmeti.

Ai gjithashtu ka folur për përkushtimin e tij dhe të BDI-së për reforma sistemore dhe sundim të ligjit si një nga kushtet kryesore nga negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Në takim gjithashtu është folur edhe për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit si një nga dokumentet themeluese të shtetit. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button