“Jashtë bie borë” në regji të Qëndrim Rijanit, premierë në Teatrin e Tetovës

Më 1 dhe 2 nëntor të 2018-s, me fillim prej ora 19:00, në Teatrin e Tetovës do të shfaqet premiera e “Jashtë bie borë”, me autor Vicenzo Salemme, në regji të Qëndrim Rijanit, transmeton Portalb.mk.

Luajnë: Trimosh Ramadani, Blerim Ismani, Petrit Neziri dhe Muzafer Etemi.

Assistent regjie është Fitim Selimi, për skenografinë është përkujdesur Petrit Bakalli, kostumografinë e ka përgatitur Edlira Qyshka, kurse vepra është përkthyer nga Hervin Çuli.

Në “Jashtë bie borë” shfaqet jeta e tre vëllezërve, që jetojnë në një shtëpi pasi ju ka ‘vdekur’ nëna, e cila ju ka lëne një pasuri të majme, por atë e ka shkruar vetëm në emër të birit të sëmurë, Çiços – një person me çrregullime neurotike dhe në humor, i cili e bën jetesën e vështirë me të, prandaj me të jeton vetëm vëllai i madh i tij, Stefano.

Kufiri ndërmjet normales dhe anormales është vetëm një armë për të pasur pushtet. Enzo vëllai i cili kthehet nga udhëtimet me qëllimin e vetëm, të përftojë nga pasuria që ka lënë nëna.

Shfaqja do të tregojë se si vazhduan rrethanat në jetën e tre personazheve tragjik-komikë: A do të vazhdojnë të jetojnë në një shtëpi? A do shkojë gjithsecili në punën e vetë? A do t’i japin fund jetës apo do jetojnë të lumtur bashkë?

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button