fbpx

Nora Gjakova siguroi gjysmëfinalen në Abu Dhabi

Nora Gjakova me pikë të artë ka mposhtur Priscilia Gneton e Francës, për të kaluar në gjysmëfinale të Grand Slamit që po mbahet në Abu Dhabi.

Gjakova pak minuta pas fitores së Majlina Kelmendit, mposhti Gneton me ippon, njofton Koha.net.

11:15 – Kelmendi tregon fuqinë e kampiones në ndeshjen e dytë

Kampionia Olimpike në xhudo, Majlinda Kelmendi pa problem ka kaluar në rrethin e tretë të Grand Slamit në Abu Dhabi, duke mposhtur me lehtësi Karolina Pienkowskan e Polonisë.

Kelmendi e mposhti me ippon xhudisten polake që u ndëshkua dy herë për pasivitet.

10:53 – Kosova nis me fitore rrugëtimin drejt medaljeve në Abu Dhabi

Pas 14 muajsh mungesë shkaku i lëndimeve, Kampionia Olimike, Majlinda Kelmendi, i është kthyer tatamit me një fitore në Grand Slamin që po mbahet në Abu Dhabi.

Kelmendi mposhti rusen Ylla Kazarina në raundin e parë të kategorisë deri në 52 kilogramë.

Xhudistja tjetër, Nora Gjakova mposhti rumunen Loredana Ohai në raundin e dytë të kategorisë deri në 57 kilogramë, duke ia sjell Kosovës fitoren e dytë në këtë Grand Slam.

Distria Krasniqi kompletoi fitoren e radhës për Kosovën, duke mposhtur Mariana Chernyakun e Ukrainës në raundin e parë të kategorisë deri në 48 kilogramë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button