Maqedoni, pas mesnate do të fillojë llogaritja e re e kohës

Prej sonte në orën 3:00 pas mesnate përfundon llogaritja verore e kohës, me çka me lëvizjen e shigjetave të orës për një orë mbrapa, koha në orën 3:00 do të llogaritet si ora 2:00, informon Byroja për metrologji.

“Ora që për shkak të zhvendosjes së shigjetave për një orë mbrapa paraqitet dy herë midis orës 2:00 dhe 3:00 shënohet – herën e parë si ora 2A ndërsa herën e dytë si ora 2B”, kumtoi Byroja për metrologji, njofton MIA.

Vendimi për ditën dhe momentin e përfundimit të llogaritjes verore të kohës në vitin 2018 është publikuar në Gazetën zyrtare të Republikës së Maqedonisë numër 52 më 22 mars 2018.

Shigjetat sonte do të zhvendosen edhe në vendet e Evropës, ku, para ca kohësh është miratuar vendimi që të pezullohet ndryshimi i kohës, sipas të cilit, zhvendosja e fundit e shigjetave do të ndodh në tetor të vitit të ardhshëm. Sipas propozimit, çdo vend anëtar i BE-së deri në prill të vitit 2019 duhet të vendos nëse do të mbetet në llogaritjen dimërore apo verore të kohës. Zhvendosja e fundit e obligueshme e kohës në llogaritjen verore do të jetë më 31 mars të vitit 2019, ndërsa anëtaret të cilat dëshirojnë të kthehen në llogaritjen dimërore të kohës do të mund atë ta bëjnë edhe një herë më 27 tetor të vitit 2019.

Maqedonia e ndjek procesin dhe pas miratimit të propozim-direktivës e pret harmonizim i legjislaturës së RM-së dhe përcaktimin e mënyrës së transponimit të direktivës.

Arsye për vendosjen e nismës në vendet evropiane për pezullimin e ndryshimit të kohës ishin pasojat negative për shëndetin e njeriut, bujqësinë dhe sigurinë në komunikacion. Ndërsa anketa e zbatuar tregoi se 84 për qind, apo 4,6 milionë evropianë nuk dëshirojnë t’u zhvendosen shigjetat e orës.

Llogaritja dimërore e kohës fillon fundjavën e fundit të tetorit dhe zgjat deri në fundjavën e fundit të marsit kur fillon llogaritja verore e kohës.

Ndryshimi i kohës në Evropën Perëndimore është vendosur në fillim të vitit 1970 me elaborimin se me atë shtyhet dita, mundësohet kursim i konsumit të energjisë elektrike, rritet produktiviteti, përmirësohet aftësimi i njerëzve dhe dita e punës bëhet më efikase.

Kalimi nga koha e verës në të dimrit për herë të parë u shënua në 1916 në vendet e Evropës Veriore, ndërsa deri tani është vendosur në rreth 70 shtete, kryesisht në hemisferën veriore.

Në Maqedoni përllogaritja dimërore dhe verore e kohës është vendosur në vitin 1996.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button