FMN-ja i jep 5,7 miliardë dollarë ndihmë Argjentinës

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) do t’i lejojë Argjentinës që të tërheqë 5,7 miliardë dollarë nga fondi i ndihmës ekonomike, që e çon shumën totale të disbursuar në 20,4 miliardë dollarë.

Ky njoftim nga FMN-ja vjen pas rishikimit të parë të performancës ekonomike që prej krijimit të një fondi special për të ndihmuar këtë vend, që po vuan nga një rënie e ndjeshme e vlerës së monedhës, inflacion i lartë dhe probleme në lidhje me financimin e borxhit, transmeton Alsat.

FMN-ja ka krijuar një fond shpëtimi tre vjeçar që kap vlerën e 56,3 miliardë dollarëve për të ndihmuar qeverinë argjentinase me nevojat e saj financiare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button