Pavlopulos: IRJM mund të anëtarësohet në NATO dhe BE vetëm pas zbatimit të Marrëveshjes së Prespës

Presidenti grek, Prokopis Pavlopulos gjatë një dreke të organizuar sot për nder të tij nga armata greke,është shprehur sërish rreth anëtarësimit të Maqedonisë  në NATO dhe  BE. Pavlopulos theksoi se vendet po përpiqen për marrëdhënie miqësore  dhe fqinjësore dhe se vendi i tij ka dëshmuar mbështetjen e anëtarësimin të  siç thotë ai IJRM-së, por sipas tij  parakushti mbetet zbatimi i Marrëveshjes së Prespës, njofton Alsat M.

“Vendi ynë fqinjë duhet të bëjë ndryshimet e nevojshme në rendin e brendshëm ligjor,mbi të gjitha në Kushtetutën e tyre. Dhe me të vërtetë, ata kanë marrë këtë detyrim. Prandaj, ne presim ta përmbushim atë. Vetëm kur më në fund do të ketë përfunduar i gjith ky proces dhe pasi që të vërtetohet që revizioni i Kushtetutës i përmban të gjitha garancitë, vetëm atëherë mund të ketë ftesë për anëtarësim në NATO, dhe çfarë do lloj fillimi të bisedimeve në lidhje me procesin e anëtarësimit të IRJM-së në Bashkimin Evropian. Gjithashtu, vetëm pas kësaj do të mundë të finalizohet edhe përmbajtja sipas të Drejtës ndërkombëtare, shqyrtimin e drejtë të Marrëveshjes midis Greqisë dhe IJRM-së që të vijnë për ratifikim në Parlamentin grek”, tha Pavlopulos.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button