Taravari: Nuk i kushtëzojmë votat e deputetëve tanë për mbështetje të Marrëveshjes së Prespës

“Tani kemi mundësi të mirë që t’i mbyllim disa çështje të caktuara. Amendamentet tona do të jenë për preambulën dhe për përdorimin e gjuhës shqipe”, tha sekretari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, njofton Portalb.mk.

“Gjuha shqipe të mos jetë e dalluar nga gjuha maqedonase, me përqindje, gjegjësisht përsëri në frymën e Marrëveshjes së Ohrit. Dhe në preambulë të qëndrojë edhe Marrëveshja e Ohrit. Minim i procesit është amnistia, dhe jo kërkesat tona. Nuk është tabu të flasim se gjuha shqipe të jetë kategori kushtetuese. Ne asnjëherë nuk kemi kushtëzuar. Mendojmë se ky është momenti kur mundemi t’i bindim deputetët që t’i bëjnë këto ndryshime. Edhe Zaev në vitin 2016 premtoi se gjuha shqipe do të jetë kategori kushtetuese dhe mori më shumë vota shqiptare se ne. Mendoj se edhe te LSDM edhe te BDI ka vullnet të mirë t’i pranojnë amendamentet tona”, tha Taravari në emisionin “Top Tema”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button