Erdogan: Flaka olimpike në fakt është e Turqisë

Kryeministri turk, Rexhep Taip Erdogan, kërkoi të drejtat e Flakës Olimpike nga presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Jaques Rogge, duke argumentuar se ajo në të vërtetë nuk është greke, por nga Turqia. Kryeministri turk argumenton se në një rajon të lashtë të Lycias, në Antalya, është një mal që quhet Olimp, ku ndizen zjarre në një mënyrë të natyrshme, për shkak të ekzistencës së metanit nën tokë.

Në të vërtetë, sipas legjendës lokale, kjo zonë është burim origjinal i flakës olimpike që digjet në Olimpian Antike. Deklarata e Erdoganit ka provokuar reagime të forta në orët e fundit. Siç u bë e njohur, Rogge nuk i ka dhënë asnjë përgjigje kryeministrit turk, ndërsa jo zyrtarisht thuhet se Komiteti Olimpik Ndërkombëtar nuk do të marrë një pozicion për këtë çështje.

Kjo është një pikëpamje e re e historisë, pasi deri tash dihet se Flaka Olimpike është një përfaqësim i vjedhjes së zjarrit prej Zeusit nga Prometheu në Greqinë e lashtë dhe zjarri mbahet ndezur gjatë Lojërave Olimpike. 

Lajme të ngjashme

Back to top button