10 aplikacione që duhet t’i keni patjetër dhe që do të ndryshojnë mënyrën se si dekoroni shtëpinë

Zgjedhja e mjeteve të duhura, ngjyrave dhe mobiljeve për të dekoruar shtëpinë tuaj mund të jetë shumë emocionuese. Fatmirësisht ekziston një aplikacion për këtë- në fakt disa. Që nga rinovimet totale e deri te rinovimet e vogla, ekzistojnë një sërë aplikacionesh që do t’ju ndihmojnë për ta bërë këtë proces akoma më të thjeshtë duke ju bërë të ndiheni krenarë për punën tuaj. Ja cilat janë 10 aplikacionet që ju ndihmojnë në dekorin e shtëpisë tuaj, shkruan Bordo.al. 

Havenly: Ide të dekorit të brendshëm

 

Havenly disenjuesi online lidh klientët me dizenjues të ndryshëm bazuar në stil, buxhet etj. Tashmë Havenly ka prezanuar një aplikacion dekori për rinovimin e shtëpisë në mënyrë akoma më të lehtë. Çatoni falas me dizenjuesin tuaj, ngarkoni foto të shtëpisë tuaj dhe merrni këshilla nga një ekspert.

Smith: Rimodelimi I shtëpisë

Smith Home Remodel është një aplikacion që ofron ndihmë profesionale rreth dekorit të shtëpisë.ky aplikacion krijon një lidhje të thjeshtë dhe të lehtë me një dekorues nëse dëshironi të rimodeloni shtëpinë komplet apo thjesht dëshironi të bëni disa ndryshime të vogla. Ky aplikacion ju lejon gjithashtu të krahasoni dekoruesit dhe çmimet bazuar në njerëzit që banojnë në të njëjtën zonë me ju.

Liketoknow.it

Ky aplikacion e bën blerjen shumë të thjeshtë. Nëse bëni një ‘skreenshot’ ose pëlqeni një imazh që përdor link përmes RewardStyle, aplikacioni Liketoknow.it do të ruajë menjëherë sitet e blerjeve online ose imazhet tuaja të preferuara që të mund ti hidhni një sy më vonë.

View in my room 3D

Ky aplikacion ju lejon të provoni produkte të ndryshme në shtëpinë tuaj para se ti blini. Kërkoni mbi 30000 produkte në Houzz Shop dhe zgjidhni opsionin “vieë in my room 3D’ dhe një version 3D I produktit do të shfaqet në një hapsirë të shtëpisë tuaj. Tani nuk ken ipse të pendoheni për aksesorët apo mobiljet që blini.

Colour Capture

Ky aplikacion për gjetjen e ngjyrave I Benjamin Moore ju lejon ti bëni foto çfarëdolloj gjëje që ju frymëzon dhe do të gjejë ngjyrën e duhur nga 3500 opsione të ngjyrave që disponojnë.praktikisht është si shazam por për bojën në këtë rast. Mund të ndani ngjyrat me miqtë përmes Facebook dhe Tëiter për një mendim të dytë ose përmes email që të konsultoheni me dekoruesin tuaj.

IHandy Carpenter

Ky aplikacion shumë I dobishëm, I quajtur iHandy sjell 5 elementë thelbësorë dekorimi drejt e në pëllëmbën tuaj.

Colour911

Aplikacioni Colour911 ka qindra paleta me ngjyra tw zgjedhura nga Amy Wax, por ju mund tw krijoni edhe paletën tuaj të ngjyrave. Nuk jeni të sigurt se çfarë ngjyre duhet të jenë jastëkët në divanin gri? Mjafton të ngarkoni një foto dhe sistemi do t’ju ndihmojë me ngjyrat e duhura.

Photo measures

Doni të blini mobilje të reja, atëherë shkarkoni aplikacionin photo measures pasi ky aplikacion ju lejon të vizatoni të gjithë dimensionin e mureve, dyshemesë në një foto të vetme të dhomës.

Mark on Call

Të krijosh planimetrinë e shtëpisë mund të duket shumë e vështirë por për Mark on Call kjo është shumë e thjeshtë. Në këtë aplikacion mund të krijoni një dekor si të doni dhe nëse nuk ju pëlqen mund të filloni përsëri nga e para pa problem fare.

Try on Wall

Nëse nuk jeni të sigurt se si duhet të duket muri juaj i mbushur me aksesorë për këtë ju vjen në ndihmë try on Wall. Bëni një foto të asaj që dëshironi dhe rregullojini sipas dëshirës.

Burimi/ELLE decor

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button