Një i arrestuar në SHBA për dërgimin e pakove të dyshimta

Një burrë 56 vjeç u arrestua në Florida në lidhje me dërgimin e pakove të dyshimta te kritikët e presidentit amerikan, Donald Trump, transmeton REL.

“Mund të konfirmojmë se kemi një person në paraburgim”, tha FBI përmes një postimi në Twitter.

Dymbëdhjetë pako me pajisje shpërthyese janë dërguar këtë javë në adresë të figurave të njohura, si ish-presidenti amerikan, Barack Obama, dhe aktori Robert De Niro.

Incidentet vijnë më pak se dy javë para zgjedhjeve për Kongres.

Trump i ka komentuar disa herë incidentet, por në postimin e fundit në Twitter, ai tha se ato e ngadalësojnë suksesin e republikanëve në votimet e hershme.

Ish-shefi i inteligjencës kombëtare, James Clapper, një nga shënjestrat e pakove të dyshimta, tha se “ky është padyshim terrorizëm i brendshëm”.

“Nuk ka dyshim në mendjen time”, tha ai.

Të gjitha paketat duket se janë dërguar përmes sistemit amerikan të postës, por asnjëra nuk ka arritur objektivën dhe asnjëra nuk ka shpërthyer.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button