fbpx

Maqedoni, gati një e katërta e popullsisë jeton në varfëri

 Sipas të dhënave të fundit të Entit Shtetëror të Statistikave të Maqedonisë, përqindja e varfërisë në vitin 2017 në vend ishte 22,2 për qind ose rreth 460 mijë qytetarë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Të dhënat e publikuara nga Enti statistikor tregojnë se gati një e katërta e qytetarëve në këtë vend me 2 milionë e 74 mijë banorë jetojnë në varfëri.

Të dhënat e njëjta tregojnë një rritje të vazhdueshme të numrit të të varfërve, respektivisht në vitin 2015 kjo shifër ishte 445.200 persona ose 21,5 për qind ndërsa në vitin 2016 ishte 453.200 ose 21,9 për qind.

Sipas analizave nga lloji i ekonomisë familjare, shkalla e varfërisë së familjeve të përbëra nga dy të rritur me dy fëmijë nën kujdesje në vitin 2015 ishte 20 për qind.

Sipas statusit më të shpeshtë të aktivitetit ekonomik, shkalla e punonjësve të varfër është 9 për qind ndërsa shkalla e pensionistëve të varfër është 7,7 për qind.

Koeficienti Gini (matja e pabarazisë në shpërndarjen e të ardhurave) është 32,5 për qind.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button