Prokuroria: Nuk do të gjykohen gjykatësit që duhej të caktonin paraburgimin e ish funksionarëve të Policisë Sekrete

Prokuroria Publike e Maqedonisë e ka hedhur poshtë padinë penale të Shoqatës “Llupa e Gjelbër” kundër dhjetë gjykatësve, të cilët kjo shoqatë i akuzoi për shpërdorim të detyrës zyrtare, kumtojnë nga Prokuroria, transmeton Portalb.mk.

“Llupa e Gjelbër”, kryetar i së cilës është Vane Cvetanov, ish-kreu i Drejtorisë për Parandalimin e Pastrimit të Parave, ka ngritur padi penale kundër gjykatësve që zvarritën arrestimin e ish-zyrtarëve të MPB-së, Goran Grujevski dhe Nikola Boshkovski, të cilët u larguan nga vendi.

Padi ishte ngritur ndaj tre gjyqtarëve nga Gjykata Penale Shkup, tre nga Gjykata e Apelit Shkup dhe katër nga Gjykata Supreme.

Tre gjykatësit e parë, Shoqata i akuzoi se duke qenë anëtarë të Këshillit të gjykatësve të Gjykatës Themelore Shkupi 1 – Shkup, gjatë procedurës hetuese kundër Boshkovskit dhe Grujovskit, edhe pse ka pasur dëshmi se rrezikun e ikjes së tyre, ata e kanë refuzuar propozimin për caktim të paraburgimit të ish funksionarëve të MPB-së.

Tre gjykatësit e Gjykatës së Apelit, akuzoheshin se si anëtarët të Këshillit gjyqësor të Gjykatës së shkallës së dytë, kanë miratuar vendim me anë të së cilit e kanë pranuar ankesën e Prokurorisë duke e jetësuar kështu vendimin e Këshillit të gjykatësve të Gjykatës Themelore Shkupi 1 – Shkup, por në të kanë shënuar se të akuzuarit kanë të drejtë të ankesës- dhe kjo e zvarritur procesin në dobi të të akuzuarve, Goran Grujevski dhe Nikola Boshkovski.

Sipas padisë së shoqatës, katër gjykatësit nga Gjykata Supreme në rolin e anëtarëve të Këshillit të Gjykatës supreme në vend, kanë vendosur të shqyrtojnë ankesën e Grujevskit dhe Boshkovskit në vend se ata ta hedhin menjëherë si të pabazë, transmeton Portalb.mk.

Prokuroria Publike e Maqedonisë e ka hedhur poshtë padinë penale të Shoqatës “Llupa e Gjelbër” kundër 10 gjykatësve duke vlerësuar se nuk ka pasur keqpërdori të detyrës zyrtare nga ana e gjykatësve, sepse sipas Prokurorisë ata “kanë vepruar në bazë të nenit 11 të Ligjit të Gjykatave, i cili thotë se gjykatësi vendos në mënyrë të paanshme duke e zbatuar ligjin në bazë të interpretimit të lirë të dëshmive”, transmeton Portalb.mk.

“Në vendimet e marra, gjykatësit qartë e kanë shpjeguar arsyen për vendimin që kanë marrë” thuhet në kumtesën e Prokurorisë.

LEXO: Në Maqedoni askush nuk dënohet për arratisje

LEXO: Gjykatësit u kanë dhënë një javë që të akuzuarit Grujovski dhe Boshkovsi të mos i gjejë policia

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button