PDSH: Azem Sadiku kandidat për kryetar të Studeniçanit

Partia Demokratike Shqiptare ka nxjerrë Azem Sadikun për garues në komunën e Studeniçanit në zgjedhjet lokale të marsit 2013. Vendimi erdhi pak më parë në mbledhjen e Kuvendit të degës së kësaj partie.

“Nuk janë të vërteta propaganda që bëhen kundër PDSH-së se Shkupi nuk është i rëndësishëm. Përqëndrim të veçantë personalisht do ti kushtoj Shkupit, Studeniçanit dhe rrethinës pikërisht për këtë. Kriza në komunën e Studeniçanit është shkaktuar nga pushtetarët e papërgjegjshëm që nuk kanë bërë as investimin minimal për të përmirësuar jetën tuaj. Jam i bindur në fitoren e PDSH-së në Studeniçan, këtë e dëshmon dhe prezenca e juaj masovike në këtë takim” tha lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi i cili ishte i pranishëm në këtë eveniment.

Në Tetovë nga kjo parti ri-kandiduan Sadi Bexhetin, në Likovë Murtezan Idrizin, në Bërvenicë Bejtullah Kasamin ndërsa në Gostivar ende nuk dihet kush nga këto tre do të jetë garues: Gazmend Aliji, Rushit Vehapi ose Agron Zeqiri? /portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button