Dialog – Qendra për demokraci deliberative promovoi punimin “Vlerësimi i ndikimit të rregullores për përdorimin e gjuhëve në Maqedoni”

Me datë 25 tetor 2018, në hotelin “Holiday Inn” Dialog – Qendra për demokraci deliberative nga Prilepi e prezantoi punim-studimin mbi “Vlerësimin e ndikimit të rregullores për përdorimin e gjuhëve në Maqedoni” të autorëve d-r Josipa Rizankoska dhe doc. d-r Jasmina Trajkoska. Studimi është përgatitur në kuadër të projektit “Vlerësimi i ndikimit të rregullores për përdorimin e gjuhëve”, që është pjesë e projektit për nën-grante të skemës “Vlerësimi i ndikimit të rregullores (VNR) në hije: promovimi i krijimit të politikave të bazuara në prova” i financuar nga Bashkimi Evropian, ndërsa i implementuar nga Instituti për Demokraci “Societas Civilis” – Shkup (IDSCS) dhe Qendra për analiza ekonomike (QAE).

Qëllimi kryesor i studimit ishte të përcaktohet deri në ç’masë Projekt-ligji për përdorimin e gjuhëve e zgjidh problemin me përmirësimin e përdorimit të gjuhëve të komuniteteve jo-shumicë në Maqedoni. Qëllimi specifik ishte përcaktimi i kapaciteteve të qytetarëve dhe sektorit civil për të marrë pjesë në proceset e hartimit të politikave, rrjedhimisht të VNR-së.

Në promovim morën pjesë edhe Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi, Doc. d-r. Natalija Shikova, Doc. d-r. Bekim Kadriu dhe z-nja. Gabriela Dimovska nga Qendra për Analiza Ekonomike.

Doc. D-r. Trajkoska konkludon se nevojitet “avancim i  nevojës për gjuhët e komuniteteve jo shumicë në Maqedoni, por ne konstatojmë se në këtë formë dhe në këtë mënyrë kjo rregullore nuk do të ishte politikë e përshtatshme gjuhësore që e zgjidh problemin. Prandaj, rekomandojmë që çështja e përdorimit të gjuhëve të zgjidhet vetëm përmes metodës për vlerësimin e ndikimit të rregullores me kombinim të masave rregullatore dhe jo-rregullatore, me çka do të mundësohej ndryshim paralel dhe përmirësimi të rregulloreve në njërën anë dhe ngritje të vetëdijes për mësimin e gjuhës së të tjerëve dhe ndryshim të kulturës politike në anën tjetër.”

Konkludohet se qytetarët dhe organizatat e shoqërisë civile nuk kanë kapacitet për përfshirje në VNR, ndërsa nga ana tjetër praktika e përjashtimit të palëve të interesuara nga proceset konsultative (duke e përfshirë edhe nga procesi i miratimit të Ligjit për përdorimin e gjuhëve) kontribuon që shoqëria civile të jetë pasive.

Vlerësimi i përgjithshëm i qytetarëve për Ligjin është negativ. Qytetarët vlerësojnë se përmbajtja, aspektet kushtetuese ligjore të miratimit të ligjit dhe mendimi i tyre për konceptin e multikulturalizmit ka ndikuar më së shumti në krijimin e qëndrimeve të tyre, ndërsa përkatësia etnike dhe opinioni për partitë politike që e miratuan ligjin  kanë pasur më së paku ndikim. Analiza statistikore e korrelacioneve e dëshmon të kundërtën, përkatësia etnike dhe përkatësia politike e sqarojnë më së miri në aspekt statistikor nivelin e mbështetjes për ligjin.

“Qytetarët mendojnë se kjo çështje do të rrisë etno-nacionalizmin te të gjitha grupet etnike. Të dy komunitetet i drejtojnë gishtat e drejt komuniteti tjetër. Shqiptarët mendojnë se maqedonasit do të radikalizohen, ndërsa maqedonasit mendojnë se kjo do të ndodhte me shqiptarët, duke theksuar se maqedonasit janë më pesimistë në lidhje me këtë çështje,” tha Dr Rizankoska.

Si përgjigje të opinionit publik të ndarë lidhur me rolin e Kryetarit të Kuvendit edhe si konstruktiv edhe jo konstruktiv Kryetari Xhaferi thotë: “Kur e mora postin e Kryetarit të Kuvendit e dija se në çfarë kushtesh do të veproj. Unë kam pastruar punët me veten midis personale dhe obligimit tim. Nëse nuk mund ta ndani personalen nga institucionalja, keni problem. Qëllimi im është të zbatoj vullnetin e shumicës në Kuvend. Nëse jam përpara dilemës, e zgjedh funksionalitetin. Nuk ka debat me ultimatum. Ultimatumi është mjeti më i rrezikshëm në politikë. Kështu që nuk kisha fare dilema kur më duhej të zgjedhja mes bllokadës apo funksionalitetit”.

Doc. d-r. Kadriu iu përgjigj pozitivisht të tre çështjeve kryesore që dalin nga debati publik lidhur me këtë rregullore: nëse ligji është i nevojshëm, nëse ka bazë ligjore dhe nëse ka vullnet politik dhe juridik për të? Doc. d-r Shikova e theksoi rëndësinë e metodologjisë së VNR-së për të miratuar rregullore cilësore dhe e vuri në pah nivelin jo të kënaqshëm të respektimit të saj në procesin e krijimit të politikave të Maqedonisë.

Studimi është i përkthyer në maqedonisht, shqip dhe anglisht dhe mund të shkarkohet nga faqja e projekti “Vlerësimi i ndikimit të rregullores për përdorimin e gjuhëve”:

https://pvrupotrebanajazicite.cddd.org.mk/mk/finalna-studija/

https://pvrupotrebanajazicite.cddd.org.mk/final-study/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button