Takimi i Këshillit NATO-Rusi mbahet javën e ardhshme

Takimi i Këshillit NATO-Rusi do të mbahet më 31 tetor në Bruksel, bëri të ditur sot për Anadolu Agency (AA) një zyrtar i NATO-s.

“Takimi i Këshillit NATO-Rusi do të zhvillohet më 31 tetor 2018. Kjo është pjesë e qasjes paralele të NATO-s për një mbrojtje më të fuqishme dhe dialog kuptimplotë me Rusinë”, tha zyrtari, i cili foli në kushte anonimiteti për shkak të kufizimeve për të folur për mediat.

Zyrtari tha se ky do të jetë takimi i tetë i Këshillit NATO-Rusi në dy vitet e fundit.

Takimi do të zhvillohet pas tensionimit të marrëdhënieve midis Washingtonit dhe Moskës, që erdhën pas njoftimit të presidentit të SHBA-së Donald Trump, për tërheqjen nga traktati i Armëve Bërthamore me Reze të Mesme (INF) që u nënshkrua në vitin 1987 ndërmjet SHBA-së dhe ish Bashkimit Sovjetik.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg të mërkurën tha se Rusia shkeli traktatin duke shtuar: “Ne nuk duam një Luftë të Ftohtë të re, nuk duam një garë të re armatimi”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button