Ngushtohen afatet për rebalancin për vitin 2018 dhe për buxhetin për vitit 2019

A do të shkaktojë procesi i ndryshimeve kushtetuese, në pajtim me Marrëveshjen e Prespës, ngushticë kohore për miratimin e rebalancit të Buxhetit për vitin 2018 dhe të Buxhetit për vitin 2019 është çështje që meriton vëmendje duke pasur parasysh faktin se në Kuvend ende nuk ka filluar procedura për shqyrtimin e propozimit qeveritar për ndryshimin dhe plotësimin e buxhetit të këtij viti, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Komisioni për financim dhe buxhet i Kuvendit, në mbledhjen e konvokuar ditën e hënë, 29 tetor do të fillojë shqyrtimin e propozimit për rebalanc të buxhetit, por ende nuk është konvokuar mbledhja në të cilën deputetët do ta vazhdojnë procedurën.

Siç lajmëroi ministri i financave Dragan Tevdovski, miratimi i rebalancit, përkatësisht nëse ky dokument fare do të hyn në fuqi do të varet edhe nga procedura e ndryshimeve kushtetuese.

“Nëse vjen deri te refuzimi i procedurës për nisje të ndryshimeve kushtetuese dhe të shpallen zgjedhje të parakohshme parlamentare, mundësia e tillë do të humbet për shkak se rebalanci nuk do të jetë në fuqi”, tha Tevdovski.

Tani, mbetet të shohim nëse Qeveria do t’ia del që deri në fund ta zbatojë procedurën për ndryshime kushtetuese duke pasur parasysh se dy parti të bllokut shqiptar kanë paralajmëruar kërkesa të tyre përkatësisht amendamente të reja për Kushtetutën, ndërkaq ka edhe dy faza për miratimin e ndryshimeve kushtetuese, ndërsa gjatë njërës prej tyre Qeveria sërish do të ketë nevojë për dy të tretat e shumicës së votave në Kuvend.

Procedura:

Sipas Rregullores së Kuvendit pas propozimit të buxhetit mbahet debat si për propozim-ligj në lexim të dytë, me atë që është i detyrueshëm debati i përgjithshëm. Debati (debati i përgjithshëm dhe debati për amendamentet) për propozimin e buxhetit në mbledhje të trupit punues amë dhe të Komisionit Juridik-Ligjvënës mund të zgjat më së shumti dhjetë ditë pune. Anëtari i trupit punues dhe deputeti gjatë debatit të përgjithshëm mund të diskutojnë më shumë herë në kohëzgjatje prej gjithsej 20 minuta, ndërsa koordinatori i grupit të deputetëve gjithsej 30 minuta. Përfaqësuesi i Qeverisë gjatë debatit të përgjithshëm mund të diskutojë më shumë herë por jo më gjatë se 30 minuta gjithsej. Deputeti gjatë debatit për amendamentet mund të diskutojë vetëm një herë në kohëzgjatje prej dhjetë minutave. Koordinatori i grupit të deputetëve ose një deputet i caktuar nga grupi i deputetëve ose koordinatori i grupit të deputetëve në debatin për amendamentet mund të flet vetëm një herë në kohëzgjatje prej 15 minutave. Përfaqësuesi i Qeverisë në aspekt të prononcimit për amendamentin mund të diskutojë vetëm një herë në kohëzgjatje prej 5 minutave. Vetëm parashtruesi i amendamentit mund të jep arsyetim dhe të diskutojë për amendamentin në kohëzgjatje prej gjithsej dhjetë minuta, ndërkaq nëse parashtrues të amendamentit janë dy ose më tepër deputetë vetëm njëri prej parashtruesve mund ta arsyetojë dhe të diskutojë për të njëjtin në kohëzgjatje prej gjithsej 10 minuta.

Kjo donë të thotë se opozita vetëm nëpërmjet parashtrimit të amendamenteve mund ta prolongojë diskutimin dhe miratimin e rebalancit të buxhetit dhe ta bllokojë shpërndarjen e mjeteve të buxhetit.

 

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button