Maqedoni, kërkohet që sa më shpejtë të formohet grupi parlamentar i ish deputetëve të VMRO-së

Deputeti i koalicionit të VMRO-DPMNE-së, Zekir Ramqilloviq bëri thirrje që sa më shpejtë të formohet grupi paralamentar i 8 deputetëve që votuan “për” nisjen e procedurës për ndryshimet kushtetuese, njofton Portalb.mk.

“Mendimi im është që në periudhën e ardhshme,  ato hapa të bëhen sa më shpejtë. Për shembull formimi i grupit parlamentar, pasi që të funksionohet në Kuvend, është e patjetërsueshme që të formohet grup parlamentar. Ndoshta në kohëzgjatje do të shtyhet, por në Kuvend nuk mund të funksiononi nëse ju largoheni. Por kjo nuk do të thotë se ne do të mbetemi në koalicion me LSDM-në, por do të funksionojmë si opozitë”, tha në intervistë për “Nova TV“-në, Ramqilloviq, duke shprehur dëshirën që pjesë e grupit parlamentar të bëhen edhe pjesëtarë të tjerë të VMRO-DPMNE-së të cilët janë të guximshëm.

Në lidhje me këtë, kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi deklaroi se është duke pritur njoftimin.

“Ata kanë të drejtë sipas Rregullores për Punën e Kuvendit, duke pasur parasysh se janë veçuar nga koalicioni dhe vendimi i partisë t’i përjashtojë, dhe sipas Rregullores mund të vetorganizohen, duke pasur parasysh se janë më shumë se pesë. Por, nga aspekti formal duhet në mënyrë individuale dhe formale të shprehen për statusin e tyre, se nuk janë pjesë e koalicionit dhe pastaj me akt të ri të më njoftojnë, që të mund të formohet grupi parlamentar. Si do që të jetë, nuk kanë afat kohor që ta bëjnë këtë”, tha Xhaferi.

Iniciativa për formimin e grupit parlamentar vjen pasi që VMRO-DPMNE-ja i largoi nga partia deputetëvotuan “për” nisjen e procedurës për ndryshim të Kushtetutës së Maqedonisë.

Krahas grupit paralamentar, si rezultat i votës “për” të 8 deputetëve të koalicionit të VMRO-DPMNE-së, në Kuvendin e Maqedonisë do të formohet edhe Komision për Pajtim Nacional, për formimin e të cilës ende nuk është dorëzuar iniciativë në Kuvendin e Maqedonisë.

LEXO: Pesë kaluan, kanë ngelur edhe 10 hapa deri në ndryshimin e Kushtetutës

Deri në ndryshimin e Kushtetutës është e nevojshme që të votohet edhe dy herë, njëherë me shumicë absolute gjegjësisht 61 vota nga numri i përgjithshëm dhe një herë me shumicë prej dy të tretave, gjegjësisht me 80 vota, megjithatë deputeti, Ramqilloviq deklaroi se shpreson se nuk do ta ndryshojnë votën “për” ndryshimet kushtetuese, të cilat parashihen me marrëveshjen e Prespës, e cila është kusht për nisjen e procesit integrues të Republikës së Maqedonisë në NATO dhe Bashkimin Evropian.

Ky proces për momentin gjendet në fazën e përpilimit të amendatmanteve.

http://portalb.mk/566047-afati-drejt-skadimit-qeveria-as-sot-nuk-do-ti-dorezoje-amendamentet-kushtetuese-ne-kuvend/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button