Britani, u arrestua një person që tentoi të vjedhë Magna Kartën

Autoritetet britanike kanë arrestuar një person pasi nga Katedralja e Salisbury-t u përpoq të vjedhë një kopje të Magna Kartës (Magna Carta), dokument i rëndësishëm në historinë britanike, njoftoi policia e vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Një person 45-vjeçar është në paraburgim pasi këtë mëngjes u arrestua me dyshimin për vjedhjen e Magna Kartë”, tha një polic nga Policia e Wiltshire.

Britani, arrestohet një person që tentoi të vjedhë Magna Kartën

Incidenti ndodhi më 25 tetor, pak para orës 5:00 të mëngjesit sipas kohës lokale (16:00GMT) dhe alarmet u aktivizuan “pasi u bë një përpjekje për ta goditur kutinë e xhamit që e rrethon Magna Kartën”, njoftoi policia.

“Një njeri që përputhet me përshkrimin e dhënë nga dëshmitarët u arrestua me dyshimin për vjedhje në tentativë, posedim të një arme sulmuese dhe dëmtim kriminal dhe u dërgua në paraburgim në Melksham”, thuhet në deklaratën e policisë.

Magna Karta nuk është dëmtuar dhe askush nuk është plagosur gjatë incidentit, bëri të ditur policia.

Dokumenti i çmuar historik i cili u nënshkrua nga Mbreti John në vitin 1215, parashtron të drejtat e dakorduara me baronët rebelë dhe konsiderohet si themeli i të drejtave civile në Britani.

Dy kopje të tjera të Magna Kartës gjenden aktualisht në Bibliotekën Britanike dhe një tjetër në Katedralen e Lincoln-it.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button