Që të marrin para nga Qeveria, komunat e Maqedonisë do të detyrohen të publikojnë të dhënat për shpenzimet e tyre

Me qëllim të rritjes së transparencës nëpër komuna, Qeveria e Maqedonisë thotë se do t’i kushtëzojë ato të publikojnë në ueb faqet e tyre të dhënat për shpenzimet e tyre. Këtë do ta bëjë përmes masës për përkrahje financiare, njoftoi këshilltari i Qeverisë për marrëdhënie me publikun, Marjan Zabrçanec në debatin e parë në kuadër të Festivalit të Filmit Hulumtuese në Shkup, shkruan Portalb.mk.

Në ditën e dytë të Festivalit të Filmit Hulumtues, u mbajt debati i parë me temë si funksionon sektori i Qeverisë së Maqedonisë për marrëdhënie me publikun. Pjesë e debatit ishin Bozhidar Bozhinovski, stairist në rrjetet sociale, Branko Geroski, gazetar, Marjan Zabrçanec këshilltar në Qeveri në sektorin për marrëdhënie me publikun si dhe Bojan Kordalov, specialist për media sociale dhe marrëdhënie me publikun.

Lidhur me çështjen e jo-transparencës në komunat e vendit, duke mos u përgjigjur kështu në pyetjet e mediave edhe përskaj kërkesave të dërguara përmes Ligjit për informata me karakter publik, Zabrçanec njoftoi se me vendimin që e ka sjellë Qeveria për financimin e komunave, ato do të kushtëzohen që t’i publikojnë të gjitha të dhënat në internet – ueb faqet e tyre.

Zabrçanec si pjesë e grupit këshillues në sektorin për marrëdhënie me publikun në Qeveri, duke e vlerësuar punën e këtij sektori, theksoi se deri më tani janë të kënaqur nga ajo që kanë arritur dhe se janë në shqyrtim të mundësive të reja për ta lehtësuar komunikimin me mediat.

Ai tha se së shpejti do të mundohen të bëjnë ndryshime në të gjitha ueb-sajtet e të gjitha ministrive me qëllim që të jenë më efikase gjatë kërkimit të ndonjë informacioni.

“Kemi filluar prej në zero dhe sot jemi këtu ku jemi dhe kemi për qëllim që ta përmirësojmë këtë sektor, ndërkaq këtë praktikë do të mundohemi që ta përcjellim dhe në institucionet tjera. Deri më tani kemi bërë një lloj fushate që t’i bashkojmë politikat, ta ndalojmë përhapjen e dezinformatave nga mediat, ti informojmë qytetarët, por nuk është e gjitha kjo ne kemi vullnet që ta vazhdojmë përmirësimin në këtë sektor”, tha Zabrçanec.

Nga ana tjetër, sipas gazetarit Branko Geroski, mënyra se si punon sektori për marrëdhënie me publikun nuk është e përshtatshme pasi që sipas tij “funksionon në formë të një medie online.”

Sipas Bojan Kordalovit, është e nevojshme të gjitha institucionet të përdorin rrjetet sociale për informim me qëllim që qytetarët të kenë më shumë zgjidhje për kanalin me të cilin dëshirojnë të komunikojnë me institucionin përkatës.

Ai tha se është shqetësues fakti se vetë Ministri për Komunikim dhe Transparencë, Robert Popovski nuk është i kyçur në asnjë rrjet social.

LEXO: Shkup, ka filluar festivali i gazetarisë hulumtuese

LEXO: Maqedoni, komunat do të marrin mbështetje financiare për shlyerjen e borxheve të tyre

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button