Deputeti Kiracovski: Një pjesë e amendamenteve do të dorëzohen sot në Kuvend

Deputeti i Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë (LSDM), Aleksandar Kiracovski ka njoftuar se “një pjesë e amendamenteve” të Kushtetutës së Maqedonisë, që parashihen me marrëveshjen e Prespës, do të dorëzohen sot në Kuvendin e Maqedonisë, transmeton Portalb.mk.

Sipas Kiracovskit, tërë procedura deri te miratimi i ndryshimeve kushtetuese do të marrë dy deri dy muaj e gjysmë.

Sa i takon komisionit për pajtim nacional, Kiracovski u ka bërë thirrje të gjitha grupeve parlamentare të marrin pjesë në të.

“Shpresoj se opozita do t’i tejkalojë problemet partiake, dhe të përfshihen në Komision”, tha Kiracovski.

Xhaferi: Jam duke pritur njoftim për grupin e ri parlamentar nga deputetët që votuan “për” ndryshimet kushtetuese

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button