Gazifikimi në Kumanovë vazhdon drejt një numri më të madh objektesh banimi

Ndërmarrja publike “Kumanovo-gaz” është duke e zgjeruar rrjetin dytësor të gazsjllësit në Kumanovë në disa rrugë urbane, informojnë nga ndërmarrja, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

“Në këtë periudhë po projektohet zgjerimi i rrjetit në pjesë tjera të qytetit, Sokollana, Kodra e Gjelbër, tek Monopoli i mëparshëm, ku planifikojmë të përfshihen objektet e Njësisë së Zjarrfikësve, shkolla fillore “Toli Zordumis”, shkolla e mesme “Nace Bugjoni”, lagja “Karposh”, deklaroi drejtori i ndërmarrjes, Nikolla Denkovski.

Shërbime profesionale të ndërmarrjes në këtë moment janë duke e përgatitur edhe programin për vitin e ardhshëm ku prioriteti do vendoset në zgjerimin e rrjetit distributiv në të cilin do të përfshihet lidhja e subjekteve më të mëdha juridike të cilët janë edhe konsumatorë të mëdhenj.

Ndërmarrja deri tani ka ndërtuar rreth pesëmbëdhjetë kilometra rrjet distributiv të gazsjellësit në zonën qendrore të qytetit në dymbëdhjetë rrugë urbane dhe bulevarde. Sipas të dhënave të ndërmarrjes, deri më tani në rrjet janë lidhur rreth 200 pika prej të cilave përqindja më e madhe në njësi të banimit.

Çmimi për t’u lidhur është 800 euro në kundërvlerë të denarit, pagesa mund të bëhet në dymbëdhjetë këste mujore, ndërsa këtë vit nëpërmjet programit të komunës, me qëllim të uljes së ndotjes së ajrit, lidhja në rrjetin e gazsjellësit subvencionohet me 10.000 denarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button