Pika e matjes në Lisiçe tre javë nuk është duke bërë matjen e ndotjes së ajrit

Stacioni matës që bën matjen e cilësisë së ajrit ambiental në lagjen e Shkupit, Lisiçe, ka tre javë që nuk funksionon dhe nuk prodhon të dhëna për ndotjen me grimcat kancerogjene PM-10 dhe aspak nuk bën matjen e grimcave PM-2,5, ndërkaq jo rregullisht i tregon edhe koncentrimet e ozonit, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Instrumenti i instaluar në Gazi Babë prej muajit gusht nuk i matë koncentrimet e PM-10, kurse në Karposh nuk bëhen matjet e grimcave PM-2,5 .

Koncentrimet e PM10 në Lisiçe sipas orëve

Gazi Baba, bashkë me lagjet Aerodrom, Lisiçe dhe Novo Lisiçe, vitin e kaluar i kanë tejkaluar rekordet me ditët më të ndotura – vitin e kaluar në Gazi Babë ka pasur 177, pastaj në Lisiçe 161, Qendra tek Rektorati 154, Qendra 147 dhe Karposhi 145 ditë.

Linku në sajtin e Ministrisë për mjedis jetësor dhe planifikim hapësinor, në të cilin duhet të jenë në dispozicion të publikut të dhënat për shkallën e ndotjes së ajrit në Shkup dhe në qytetet tjera të shtetit nuk është në funksion, për shkak se është ndryshuar ueb-adresa në  http://air.moepp.gov.mk që i huton qytetarët.

As ministri për mjedis jetësor Sadulla Duraku e as zëvendësi i ministrit Jani Makraduli, nuk ishin në dispozicion për deklaratë në lidhje me monitorimin e ndotjes së ajrit, por paralajmëruan komunikatë për publikun në të cilën do të arsyetojnë shkaqet për informimin e parregullt për ndotjen.

“Pikat e matjes janë duke u servisuar” është përgjigja e cila më së shpeshti vjen nga Ministria ndaj pyetjes, përse disa pika të matjes së cilësisë së ajrit në kryeqytetin e shtetit, të instaluara pikërisht nga kjo ministri, ka një kohë të gjatë që nuk kthejnë të dhëna për shkallën e ndotjes me grimca PM 10 dhe PM-2,5, që janë në disa pre indikatorëve më seriozë për rrezik nga ndotja e ajrit.

Kjo mund të vërehet edhe në ueb-aplikacionin dhe sajtin Мој воздух (Ajri im), që rregullisht merr të dhëna nga këto pika të matjes të ministrisë, mirëpo ku pjesë e stacioneve kthejnë vetëm disa prej parametrave që janë në listën e matjes.

Autori i këtij sajti mjaft të aktivizuar, Gorjan Jovanovski, thotë se nga Ministria nuk ka kthyer përgjigje përse disa pika të matjes dërgojnë të dhëna për disa parametra, ndërsa disa të tjera jo.

Sipas O2 Koalicionit për ajër të pastër është simptomatike që pikat e matjes në Gazi Babë dhe Karposh brenda më pak se dy muaj sërish janë duke u servisuar, kalibruar dhe pyesin përse kjo punë nuk është kryer mirë herën e parë.

“Para pothuaj dy muajve parashtruam më shumë pyetje deri te Ministria e mjedis jetësor dhe planifikimit hapësinor për të cilat, krahas përgjigjes së paralajmëruar në afat prej 15 ditësh nga zëvendës-ministri Jani Makraduli, përgjigje deri më sot nuk i kemi pranuar”, thonë nga O2 Koalicioni.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button