Sarajevë, është vrarë një polic dhe një është plagosur

Zëdhënsja e Ministrisë së Brendshme të Kantonit të Sarajevës, Suvada Kuldija, ka konfirmuar për Anadolu Agency (AA) të shtënat me armë në të cilat një polic humbi jetën ndërsa tjetri u plagos rëndë.

“Në orën 04:20 në rrugën ‘Gete’ në Sarajevë pati të shtëna në të cilat humbi jetën një polic ndërsa tjetri u plagos rëndë”, ka thënë Kuldija.

Ajo shtoi se MPB e Kantonit të Sarajevës në orët e pasdites do të japë më shumë detaje lidhur me të shtënat në Sarajevë.

Të shtënat kanë ndodhur kur oficerët e policisë tentuan të parandalonin një grup kriminelësh për të vjedhur një automjet. Gjatë shkëmbimit të zjarrit një polic u vra në vend ndërsa tjetri u dërgua në Qendrën Klinike Universitare në Sarajevë me plagë serioze në kokë.

Jozyrtarisht mësohet se grupi krimenel u përpoq të vjedhë një automjet ‘Golf 6’ me targa kroate. Pas kësaj pjesëtarët e grupit ikën nga vendi i ngjarjes ndërsa MPB e Kantonit të Sarajevës në bashkëpunim me agjencitë e tjera të sigurimit është vënë në kërkim të autorëve të vrasjes.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button