Zaharova: Rusia nuk përzihet në punët e brendshme të Maqedonisë

“Duke pasur parasysh se përfaqësuesit amerikan na akuzojnë se përzihemi në punët e brendshme, them se Moska nuk përzihet në punët e brendshme të Maqedonisë, por këtë e bën Uashingtoni”, deklaroi në brifing me gazetarët zëdhënësja e Ministrisë së Rusisë së Punëve të Jashtme, Marija Zaharova, transmeton Portalb.mk.

“Sërish dëgjohen akuzime se Moska përzihet në proceset e brendshme të Maqedonisë. Atë që Metju Palmer e ka thënë në Shkup se Rusia përzihet është qesharake. Duam të rikujtojmë se me 19 tetor, SHBA e jo Rusia, me ndihmën e disa metodave jo të shpeshta, kërcënimeve, blerjeve të deputetëve, në Kuvendin e Maqedonisë bën që të votohet ‘për’ ndryshimet kushtetuese”, tha Zaharova.

Ajo theksoi se kundër Marrëveshjes së Prespës nuk është Rusia, por vetë votuesit e Maqedonisë që e kanë treguar qëndrimin e tyre në referendum me 30 shtator.

LEXO: Ambasadori Xhes Bejli: Nuk kam qenë në Kuvend në votimin e ndryshimeve kushtetuese, votimin e kam ndjekur prej në shtëpi

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button