Jordani: 18 persona kanë ndërruar jetë nga vërshimet e papritura

Vërshimet e shkaktuara nga një shi i rrëmbyeshëm në Jordani kanë lënë të vdekur të paktën 18 nxënës dhe mësues derisa 35 të tjerë janë lënduar, kanë thënë autoritetet jordaneze.

Shumica e personave të vrarë kanë qenë nën moshën 14 vjeçare, kanë thënë zyrtarët, transmeton REL.

Në operacionin e shpëtimit janë përfshirë helikopterë dhe zhytës, duke shpëtuar 34 persona nga vërshimet, derisa ushtria e Izraelit ka thënë të ketë nisur personal ushtarak dhe ekip shpëtimi me kërkesë të Qeverisë së Jordanisë.

Autoritetet kanë thënë se 37 nxënësit dhe shtatë mësuesit kanë qenë duke ngrënë drekë afër Detit të Vdekur kur janë përfshirë nga vërshimet e papritura.

Sipas zyrtarëve, ujërat kanë bartur fëmijët deri në pesë kilometra në Detin e Vdekur.

Niveli i ulët i Detit të Vdekur e kthen këtë territor shumë lehtë në zonë të vërshimeve.

Më 10 prill disa studentë izraelitë janë vrarë pasi janë përfshirë nga vërshimet e papritura gjatë një udhëtimi afër këtij Deti.

Kryeministri jordanez, Omar Razzaz ka vizituar vendin ku ka ndodhur incidenti, derisa Mbreti Abudullah II i këtij shteti ka njoftuar për anulimin e udhëtimit të tij në Bahrein.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button