Rrahje si në filma në Veleshtë të Strugës

Mbrëmë rreth orës 20:30 në fshatin Veleshtë të Strugës ndodhi një rrahje e një grupi, po për fat, përfundoi pa viktima. Është qëlluar me armë zjarri në ajër, dhe janë lënduar dy persona.

Si në ndonjë skenë filmi, një baba me tre djemtë e tij kanë parkuar veturën e tyre para lokalit “Gimi ekstra”, kanë dalur nga vetura dhe i kanë sulmuar vëllezërit F.Zh. dhe R.Zh. të cilët kanë qenë të ulur në lokal.

Dy vëllezërit kanë mbetur të lënduar, ndërsa policia e Strugës po e heton rastin./Portalb 

Lajme të ngjashme

Back to top button