Kundërspin: Polarizimi i shoqërisë, të drejtat e “autorit” akoma i ka VMRO-DPMNE!

Vulën nga e “e hëna e përgjakur” në vitin 2012, përmes “vonimit të aeroplanëve” dhe shkyçjen e ashensorëve gjatë zgjedhjeve në vitin 2013, përmes “të enjtes së përgjakur” në vitin 2017 deri më sot, autorësinë për “dhunim me demokracinë” gjë që çon deri te “polarizimi i popullit”, akoma e mban VMRO-DPMNE.

Shkruan: Teofil Bllazhevski 

VMRO-DPMNE me 21.10.2018 dërgoi më tepër porosi, me çka mund të detektohen më tepër të vërteta të shtrembëruara dhe spinime:

Spin 1: Dhunim i demokracisë të cilin e përjeton Republika e Maqedonisë edhe më tepër polarizon shoqërinë dhe tjetërson qeverinë. Në sipërfaqe doli edhe arsyeja e vërtetë për terror politikë, për prapavinë e 27 prillit, për mbylljen e deputetëve, artistëve, patriotëve. Edhe një herë në tërësi u shkel Kushtetuta, ligjet, rregullorja, demokracia. Janë shkelur të drejtat e njeriut, janë shkelur të drejtat e njeriut dhe dinjiteti i një populli të tërë. Këto nuk janë vlera perëndimore civilizuese. Është krijuar një akt i cili çon drejt etnocidit, kah zhdukja e një populli të tërë dhe vendimet e tij!

[Burimi: Ueb-faqja e VMRO-DPMNE-së – data: 21.10.2018]

 

Spin 2: Për njerëzit të cilët nuk kanë asnjë ndjenjë ndaj identitetit maqedonas, traditës historike dhe kulturës, nuk ka asgjë më të sëmurë dhe më të rëndë se fshirja e emrit të Republikës së Maqedonisë. Për shumicën maqedonase kjo paraqet turp kombëtar dhe tradhti. 

[Burimi: Ueb-faqja e VMRO-DPMNE-së – data: 21.10.2018]

Kundërspin: Politika në Maqedoni në 27 vitet e fundit asnjëherë nuk është vlerësuar si e pastër dhe si profesion i denjë. Ajo, edhe përkrah një imazhi të këtillë të keq, duhet të ketë disa limite në daljet publike gjatë dhënies së porosive, sepse ato i dërgohen opinionit të përgjithshëm, dhe ai opinion jo gjithmonë është i profesionalizuar që menjëherë të vlerësoj në bazë të fakteve.

VMRO-DPMNE në raport me të pavërtetat e dhëna, gjysmë të vërtetat ose të vërtetat e shtrembëruara, gjegjësisht spinimeve, në javët e fundit sikur ka tejkaluar vetveten në raport me rënien e qeverisë së Nikolla Grevski-it.

Në vetëm një fjalim, pak më të gjatë të personit i cili zëshëm flet në emër të VMRO-DPMNE-së, Naum Stoillkovski, janë thënë shumë të vërteta të shtrembëruara, përkatësisht spine. Do të tentojmë me rend dhe t’i theksojmë në opinion.

 

PREJ “TË HËNËS SË PËRGJAKUR” DERI TE E “ENJTJA E PËRGJAKUR”

Dhunimi i demokracisë të cilën e përjeton Republika e Maqedonisë që më tepër të polarizojë shoqërinë dhe tejtërson qeverinë, vlerëson partia. Por, që të verifikohet nëse kjo është fakt ose spin, duhet së pari t’i përgjigjet asaj se çfarë nënkuptohet me “dhunim i demokracisë”?

Përveç një diskutimi të pakuptimit, të përshpejtuar dhe racial në njërin prej trupave punues, në procedurat e tanishme të miratimit dhe propozimit të ligjeve prej qershorit të vitit 2017 deri më tani, nuk është vërejtur ndonjë shtrembërim i procedurës.

Për dallim prej kësaj mund të rikujtohet me të drejtë edhe se kush me siguri ka “të drejtën e autorësisë” gjatë përdorimit të togfjalëshit “shënim i demokracisë”. Prej të “hënës së përgjakur” me 12 dhjetor 2012, përmes manipulimit të zgjedhjeve me “vonimin e aeroplanëve”, “përmbysjen e kamionëve me rërë”, dhe shkyçjen e ashensorëve në ditën e zgjedhjeve në vitin 2013 deri te mosdhënia e qeverisë pas zgjedhjeve parlamentare në vitin 2016 dhe organizimin e “të enjtes së përgjakur” me 27 prill. Për gjithë këtë, persona udhëheqës të VMRO-DPMNE-së dhe përfaqësues të lart të partisë, tashmë janë duke u gjykuar.

Në sipërfaqe doli edhe arsyeja e vërtetë e terrorit politik, për prapavinë e 27 prillit, për burgosjen e deputetëve, artistëve, patriotëve – thonë nga partia

Njëzet e shtatë prillit, gjegjësisht e enjtja e përgjakur, ndodhi edhe në vitin 2017. Negociatat me Greqinë, Maqedonia i ka filluar në fund të vitit 2017, ndërsa marrëveshja u arrit në qershor të vitit 2018. Si mund të lidhen ngjarjet e vitit 2017, reagimi i vërtetë i organeve gjyqësore edhe disa muaj pas ngjarjes, arrestimi dhe gjykimi i pjesëmarrësve, me ngjarjet e tanishme për ndryshimin e kushtetutës, në pajtim me Marrëveshjen e Prespës?

Edhe një herë në tërësi u shkel Kushtetuta, ligjet, rregullorja, demokracia. Janë shkelur të drejtat e njeriut dhe dinjiteti i një populli të tërë – thonë nga partia.

Asgjë prej këtu nuk përputhet me faktet. Kushtetuta është respektuar maksimalisht. Ligjet, nëse mendohet Ligji për referendum, është respektuar, sepse bëhet fjalë për referendum konsultues, i cili edhe pse i pasuksesshëm për shkak të censusit, nuk kufizon qeveritë të vazhdojnë me ndonjë proces ose procedurë. Për sa i përket njerëzisë dhe dinjitetit të një populli të tërë, nuk ka nevojë që jepet sqarim.

Është krijuar një akt i cili çon drejt etnocidit, kah zhdukja e një populli të tërë dhe vendimet e tij – thonë nga partia.

Nuk mund të kuptohet se si me një marrëveshje ndërkombëtare e cila mundëson proceset e mëtutjeshme të integrimit ndërkombëtarë në organizata dhe asociacione, të cilët prej të gjithë forcave politike në RM kanë vendosur theks mbi politikën e jashtme, dhe me një marrëveshje me të cilët është mbrojtur gjuha dhe identiteti mund të vijë deri te etnocidi?”

VMRO-DPMNE KA “MATËS” PËR TURPIN DHE TRADHTINË? 

Por, përgjigja e kësaj pyetje qëndron në spinin në vazhdim të partisë, i cili nuk është thënë në konferencën për shtyp të Stoillkovski, por më vonë është plasuar si qëndrim/komunikatë e VMRO-DPMNE-së:

Për shumicën maqedonase kjo paraqet turp kombëtar dhe tradhti. 

Këtë që e lexoni është një prej spinimeve të përsëritura vazhdimisht nga ana e kësaj partie. Opinioni duhet të rikujtojë se VMRO-DPMNE nuk ka “matës” të krenarisë kombëtare dhe të turpit, si dhe matës të tradhtisë te maqedonasit. Nëse aludohet në 1,2 milion e votuesve të cilët nuk votuar, për ato të cilët realisht kanë qenë në Maqedoni dhe nuk është numër fiktiv – opinioni nuk e di se cili është qëndrimi i tyre. Heshtja nuk guxon dhe nuk duhet të interpretohet si “JO”.

Por, si ta kuptojnë këtë nga partia e VMRO-DPMNE-së, kur për këtë parti edhe ato që kanë votuar “Për”, do të thotë mbi 600 mijë, janë njerëz pa ndjenja ndaj atributeve maqedonase.

Për njerëzit të cilët nuk kanë asnjë ndjenjë ndaj identitetit maqedonas, traditës historike dhe kulturës, nuk ka asgjë më të sëmurë dhe më të rëndë se fshirja e emrit të Republikës së Maqedonisë

Ky qëndrim, edhe pse ka të bëj me Zoran Zaev, në të vërtetë më së miri jep përgjigjen, se kush ka të drejtat autoriale të “polarizimit të populli” rreth “dhunimit të demokracisë”. Të mos flasim për atë se spin i pastër është edhe qëndrimi – fshirja e emrit. Me një fjalë, spin pas spini…

 

Burimi: Vërtetmatesi

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button