Sahle-Work Zewde u bë presidentja e parë grua e Etiopisë

Parlamenti i Etiopisë zgjodhi për presidente Sahle-Work Zewde – gruan e parë në këtë pozitë.

Sahle-Work është një diplomate me përvojë, e cila tani është po ashtu presidentja e vetme grua në kontinentin e Afrikës, transmeton REL.

Zgjedhja e saj në pozitën ceremoniale vjen një javë pasi kryeministri i Etiopisë, Abiy Ahmed, emëroi një kabinet me gra në gjysmën e pozitave.

Pas betimit, presidentja Sahle-Work premtoi se do të punojë për ta bërë barazinë gjinore një realitet në Etiopi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button