Mançevski: Me analizë horizontale do të zgjidhet kaosin në administratë

Ministria për shoqëri informatike dhe administrate në bashkëpunim me zyrën e UNDP-së në Shkup, do ta filloj miratimin e analizës horizontale në administratën publike. Siç njofton ministri Damjan Maçevski  kjo analizë do të ndihmojë që të vendoset rend në kaosin që ekziston në sistemin e administratës në Maqedoni, njofton Portalb.

“Kjo domethënë që përfundimisht në Maqedoni do të vendosim rend në kaosin që ekziston në sistem. Në fillim të vitit me përkrahje të zyrës së UNDP-së në Shkup, është miratuar analizë e kornizës ligjore me të cilat rregullohen institucionet me karakter publik. Qëllimi ishte që të vlerësohet vendosja e shërbimeve inspektuese në sistemin e rregullimit shtetëror, niveli i lidhjes në mes vete, organizimi i brendshëm dhe sistematizimi në vendet e punës, proceset brendshme të punës, posedimi dhe shfrytëzimi i mjeteve për punë dhe të ngjashme”, tha Mançevski.

Ai tha se përmes këtyre analizave përveç që kanë arritur të shohin se si në të vërtetë duhet të funksionoj një administratë në shërbim të qytetarëve, sipas tij kjo do të ndikoj dhe në riorganizimin e punës në administratë.

Sipas tij qëllimi i analizës horizontale është që të mund të grupohen punët e institucioneve me qëllim që të definohet qartë profili i një institucioni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button