Filloi me punë GDPR Today –uebfaqe për statistikë, risi dhe mjete për mbrojtjen e të dhënave personale

Sot filloi realizimi i GDPR Today, Qendrës së Internetit përmes së cilës opinioni do të jetë në rrjedhë me aplikimin real të ligjit të ri për mbrojtjen e të dhënave të BE-së – Rregullativa e përgjithshme për mbrojtjen e të dhënave personale. Ky projekt do ta ndjekë zbatimin e ligjit në gjithë Evropën përmes publikimit të statistikave dhe shpërndarjes së risive eventuale në lidhje me temat kyçe, transmeton Portalb.mk.

“E udhëhequr nga disa organizata- anëtarë të EDRi, GDPR Today ka për qëllim ta plotësojë përkrahjen nga e kaluara që shoqata jonë e jep në reformat për mbrojtjen e të dhënave”, tha Katarzina Shimieleviq, zëvendëskryetare e EDRi dhe bashkëthemeluese dhe kryetare e Fondacionit “Panoptikon”.

Iniciativa do të jetë prioritet i ndërtimit të dijeve rreth drejtimeve juridike dhe vendimeve, për keqpërdorimin e të dhënave personale, kodet e reja të sjelljeve, mjetet që e lehtësojnë zhvillimin e të drejtave të njerëzve, proceset e rëndësishme zhvillimore në fushën e biznesit dhe përkrahjen qeveritare për organet mbikëqyrëse për mbrojtjen e të dhënave. GDPR Today është instrument që u dedikohet ekspertëve, aktivistëve, juristëve nga fusha e mbrojtjes së të dhënave personale dhe të gjithë atyre që janë të interesuar për mbrojtjen e të dhënave personale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button