I akuzuari Igor Jug ka biseduar me sigurimin e Kuvendit natën e përgjakshme, para kabinetit të Veljanovskit

I akuzuari Igor Jug, për të cilin Prokuroria ka konfirmuar se ka pasur pistoletë në Kuvend gjatë sulmit me 27 prill 2017, ka qenë në komunikim të vazhdueshëm me anëtarë të sigurimit kuvendor gjatë kohës së sulmit, transmeton Portalb.mk.

Nga video-incizimi që u prezantua në seancën e sotme shihet se si i akuzuari Igor Jug ka shkuar para kabinetit të Trajko Veljanovskit dhe ka biseduar me sigurimin e Kuvendit. Në atë moment ai ka biseduar edhe me tashmë të akuzuarën Elena Bozhinovska, e cila ka qenë e punësuar në kabinetin e Veljanovkit. Bozhinovska, siç e përshkruan prokuroria vazhdimisht ka lëvizur drejt kabinetit duke e mbajtur telefonin mobil në duar.

Me Jug ka biseduar edhe Goran Gjoshevski, sigurim i Veljanovskit.

Përveç Jug para kabinetit të Veljanovskit kanë qenë edhe disa nga tashmë të akuzuar si Dejan Davidovski, Goranço Angellovski, Mitre Potropovski, Stefan Mlladenovski dhe të tjerë.

Në video shihet edhe se si Jug ka pushuar para kabinetit, ndërsa Ivan Cvetanovski i ka sjellë ujë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button