Ambasadori Xhes Bejli: Nuk kam qenë në Kuvend në votimin e ndryshimeve kushtetuese, votimin e kam ndjekur prej në shtëpi

Pas akuzimeve të Ministrisë ruse për Punë të Jashtme se ambasadori i SHBA në Maqedoni, Xhes Bejli ka qenë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë gjatë votimeve të ndryshimeve kushtetuese, ai mbrëmë për Televizionin 21 i mohoi konfirmimet e tilla duke thënë se votimin e ka parë në televizion, nga dhoma e tij, transmeton Portalb.mk.

“Atë ditë unë kam punuar në zyre, kam marrë pjesë në ngjarjen e organizuar nga ambasada dhe si shumica e qytetarëve të Maqedonisë e kam ndjekur votimin në televizion nga dhoma ime e ndenjes” tha Bejli për televizionin 21.

Siç tha Bejli, gjithçka që ka bërë ambasada e SHBA-së, është deklarata me të cilën e ka përshëndetur votimin.

“Është e qartë se janë absurde akuzimet se SHBA në mënyrë joligjore është përzier dhe ka ndikuar në votimin në Kuvend, kjo është absurde. Siç kemi deklaruar, ne e përshëndesim votimin në Kuvendin e Maqedonisë dhe inicimin e ndryshimeve kushtetuese dhe zbatimin e Marrëveshjes së Prespës”, tha Bejli.

Para dy ditësh Ministria e Punëve të jashtme të Rusisë akuzoi se tetë votat e opozitës të siguruara janë bërë nën kërceni dhe ryshfet.

“Deputetët janë mbyllur në zyra, u janë marrë telefonat. Vlen të përmende se ambasadori amerikan ka qenë në Kuvend në fund të seancës, diçka që ë në dyshim për atë se kush e ka udhëhequr procesin” thuhet në kutesën e MPJ-së së Rusisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button