Ekspertët: Publikimi i “kodoshëve” qërim hesapesh politike

Pas publikimit të emrave dokumenteve të personave “kodoshë” nga ana Komisionit për Lustrim (KL) kanë reaguar ekspertët dhe njohësit e rrethanave duke potencuar se bëhet fjalë për shkelje të së drejtave të njeriut për shkaqe politike duke shkelur prezumcionin e pafajësisë.

Eksperit juridik dhe mbrojtësi i të drejtave të njeriut, Osman Kadriu thotë se ligji i për lustrim që miratohet për herë të tretë ka predispozita kundër Kushtetuese dhe së shpejti Gjyktata Kushtetiese serish duhet ti abrogojë disa nene nga i njëjti.

“Prezumpcioni i pafajësisë duhet të vlejë edhe në këtë rast, KL nuk mund të thotë se ndonjëri ka qenë kodosh deri sa ajo nuk vërtetohet me vendim të plotfuqishëm nga ana e Gjykatës. Një gjë e tillë nuk është rrumbullakësuar, tani kemi të bëjmë vetëm me supozime dhe dyshime të KL që dhe shkon një hap më tej publikon emrat. Ndryshe, kemi të bëjmë me shkelje flagrante të drejtave dhe lirive të njeriut, edhe pse nuk flitet për procedurë penale megjithatë procedura e lustrimit është lloj i veçantë i përgjegjësisë politike dhe kështu bëhet njollosje politike e personave në fjalë” thoi Kadriu i cili ndjek çështjen e lustrimit që nga viti 2008 kur u miratua për herë të parë Ligji për Lustrim.

Ai më tej shprehet se lustrim duhet të ketë patjetër që të gjenden ato që u kanë bërë dëme personave të ndryshme, por procedura duhet të jetë diskrete në fillim deri në vërtetimin e plotë të fakteve.

“Deri atëherë KL nuk guxon të publikojë emrat. Këtu kemi të bëjmë me politikën sepse mjerisht KL është zgjedhur në baza partiake. Nëse konstatohet më tutje që personat nuk kanë qenë informator ato do ta padisin shtetin dhe kanë të drejtë për dëmshpërblim për njollosje të emrit dhe dinjitetit njerëzor” potencon Kadriu.

Nga ana tjetër, ekspertët për portalin Sky thonë se në rastin e Vlladimir Millçin, dokumentet nuk flasin se ai ka qenë bashkëpunëtor i Shërbimeve sekrete. 

“Të gjitha takimet e tij me UBD kanë qenë me kërkesë të tyre për shkak të veprimeve të tij armiqësore shkruan në dokumentin e komisionit” thonë ekspertët për Sky duke theksuar se Millçin duhet ta kërkojë drejtësinë në Gjykatën ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.
Drejtuesi institutit Liberta, Edmond Ademi thotë se nuk duhet të jesh ekspert për të vërejtur tendencat politike të Komisionit për lustrim.

“Te shumica e dokumenteve të Komisionit vërehen tre tendenca në dosjet e të lustruarve, para së gjithash tek të lustuarit shqiptar. Në fillim kanë qenë armik shtetërorë, të regjimit të atëhershëm, dhe si të tillë janë bërë Objekt i përpunimit operativ, me qëllim që ti fusin në rrjetin e tyre; tendenca e dytë është se edhe pse ja kanë arritur ti fusin si bashkëpunëtor te UBD-ë nga raportet që ika përpiluar UDB-ja fitohet përshtypje se s’kanë qenë edhe aq te suksesshëm; dhe tendenca e tretë është kërkesa për të çregjistruar si bashkëpunëtorë me që UDB-a nuk ka mundur ti kontrollojë më te, dhe se nuk bashkëpunojnë më tej! Nga këto dosje mundet shihet, se i gjithë ai adrenalin i djeshëm publik që u krijua për publikimin e dosjeve, ishte i kotë!. Shohim se si do vazhdojë, dhe ku do mbarojë” tha Ademi.

Ndërkaq, profesoresha Biljana Vankovska që njihet si kritikuese e çrregullimeve të procesit të lustrimit që nga fillimi i tij thotë se në vend të pastrimit nga spiunët Komisioni ka ngecur në baltën e përçarjeve duke mos pasur ide se çfarë është lustrimi në të vërtetë.

“Nga ajo që e pash, vërehet se anëtarët e KL nuk e kanë idenë se çfarë është lustrimi  dhe cilët bashkëpunëtorë të shërbimet sekrete duhet ta kalojnë këtë procedurë. Për shembull, një shqiptar ka bashkëpunuar me vetë dëshirë me to dhe ka thënë informata për veprimet armike ndaj shtetit të atëhershëm. Është e qartë se për këtë nuk ka marrë para por as nga dokumentet nuk shihet se ka qenë përgjegjës për disa të drejta njerëzore të dikujt ose se ka përparuar në profesion duke dhënë informata. Mos mendojë dikush se shërbimet e sotme sekrete nuk përdorin informata të tilla? Dosja e Millçinit është më e hollë madje në të shkruhet se i ka takuar me ideologji “anës tjetër” Kjo nuk është lustrim” thekson Vankovska. 

Dje KL publikoi emrat e 11 ish-bashkëpunëtorëve të sigurimit të shtetit në sistemin e kaluar monist, flitet për personalitete që kanë kryer funksione të ndryshme publike si deputetë, ambasadorë, profesorë universitarë etj.

Çështja e publikimit ishte kontroverse sepse vetë anëtarët e KL mendojnë se publikimi i emrave shkel prezumpcionin e pafajësisë  /portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button