Vazhdon gjykimi kundër gazetës “Republika” për aktivistët

Në Gjykatën Themelore Shkupi 1 sot në fillim të orës 13:00 do të vazhdojë gjykimi për Done Donevskin dhe Shoqërinë për Veprimtari Gazetareske “Republika e Parë”, gjegjësisht botuesin e magazinës dhe ueb-faqen “Republika”.

Paditësit, profesorë të theksuar, gazetarë, analistë dhe qytetarë civil e akuzojnë ”Republikën” dhe disa persona të panjohur të punësuar në Drejtorinë e të Ardhurave Publike se me 27 maj të vitit 2016 në javoren dhe në uebfaqen kanë publikuar shkrim me titull  “Ka para, nuk ka qetësi – 6.000.000 euro për ushtrinë Soros” me lista të gazetarëve dhe aktivistëve civil të cilët kanë mbajtur të dhëna personale të mbrojtura me ligj.

“Nëpërmjet tregimit të shtrembëruar të të dhënave nga paraqitjet tatimore gjatë disa viteve si të ardhura të organizimit të protestave nga Revolucioni Laraman, “Republika” ka krijuar fotografi të rrejshme në opinion për punën e tyre si kundër shtetit. Publikimi i listave mundësoi ndjekje politike ndaj atyre që nuk mendojnë njëjtë si pushteti i atëhershëm. Listat janë lexuar edhe në ngjarje publike dhe janë shpërndarë përmes rrjeteve sociale me qëllim të nxitjes së gjuhës së urrejtjes dhe dhunë kundër tyre”, theksojnë paditësit.

Në shkurt të këtij viti “Republika” dhe “Netpres” publikuan lajm të rrejshëm se aktvendimi për këtë gjykim  është marrë, së bashku me reagimin e tyre se punohet për presion politik ndaj mediave nga ana e gjykatës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button