Anonymous në betejë kundër projektit INDECT

Pasi para një muaji Parlamenti Evropian refuzoi miratimin e ACTA, aktivistët e kryesuar nga grupi Anonymous  paralajmëruan betejë kundër kërcënimit të ri për të drejtat e njeriut – projekti INDECT.

INDECT  (Intelligent information system supporting observation, searching and detection for security of citizens in urban environment) është projekt hulumtues ndërkombëtar i lidhur me sisteme për mbikqyrje i inicuar në vitin 2009, vetëm se problem është se kësaj radhe BE-ja e financon të njëjtin me rreth 11 milionë euro.

INDECT duhet të gjejë metoda përmes të cilave policia do të përballej me kanosjen dhe aksionin kriminal të cilat parashikojnë panik masiv. Sistemi i cili do të paramendohet duhet automatikisht të detektojë veprime kriminale, ndërsa për atë qëllim parashihet përdorimi i video vëzhgimit dhe njohjes biometrike të personave, e ndoshta edhe fluturake pa pilot.

Me ndihmë të kësaj teknologjie, hapësirat publike do të mbikqyren me qëllim që të gjenden sjellje të dyshimta. Më pas personat për të cilët do të ekzistojë dyshimi se përgatisin ndonjë kriminalitet do të kontrollohen në bazën e të dhënave. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button