Sot përmbyllet edicioni i tretë i festivalit të xhazit “Jazzfest Tetova”

Me Toni Kitanovski dhe Ritmos Negros, trio me muzikantë nga Peru, Spanja dhe Bullgaria, sot do të përmbyllet edicionin e tretë i festivalit të xhazit “Jazzfest Tetova”, transmeton Portalb.mk.

Koncerti do të fillojë në ora 19:00, në Qendrën për Kulturë në Tetovë.

Toni Kitanovski është muzikant, i cili këtë vit e feston 30 vjetorin në skenat muzikore ndërkombëtar. Në Tetovë do të prezantohet me formacionin koncertal të xhezit pranë Akademisë Muzikore në Universitetin “Goce Dellçev” – Shtip.

Ritmos Negros është një grup që interpreton muzikë afro-peruane, një lloj i krijuar në brigjet e Perusë. Ato do vijnë me një Show multimedial, i cili bën një udhëtim historik muzikor, duke hulumtuar çështje sociale dhe tradita folklorike të Perusë. 

Krahas grupit, festivali “Jazzfest Tetova 2018” solli edhe Eda Zarin me grupin e saj si Rhani Krija, Gert Kapo, Vladimir Gica, Christian Kappe dhe Visar Kuçi, si dhe Rona Nishliun quartet.

LEXO: Për dashamirët e muzikës xhaz, Eda Zari në Tetovë (VIDEO)
LEXO: “Jazz Festival” vazhdon traditën, në Tetovë sjellë ikonat e xhazit (FOTO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button