EVN i lëshoi ujin Kalishtës

Kalishti bëhet me ujë më në fund vetëm pas pagimit të një pjese të borxhit ndaj EVN-së, konfirmojnë strukturat lokale të këtij fshati.

Prej ditësh banorët e Kalishtit, u ballafaquan me mungesën e theksuar të ujit të pijshëm si rezultat I shkyçjes nga rrjeti elektrik i pompave që furnizojnë me ujë rezervuarin , nga ana e EVN-së, me arsyetimin e mos pagimit të energjisë të harxhuar.Jozyrtarisht ”Strugalajm” informohet se EVN pretendon se detyrimet e Kalishtit ndaj kësaj kompanie janë mbi dhjetë mijë euro,por ky fakt nuk pranohet nga strukturat lokale të këtij fshati të cilat pretendojnë se borxhi është shumë më i ulët dhe theksojnë se është bërë gabim në mënyrën e faturimit të energjisë së harxhuar ./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button