Barcelona e mposhti Interin pa Messin, Napolit i “rrëshqiti” fitorja në fund ndaj PSG

Rafinha ka bërë Lionel Messin në mungesë të argjentinasit në ndeshjen në Champions ndaj Interit, ku Barcelona ka fituar me rezultatin e pastër 2-0.

Nga një gol në secilën pjesë ka bërë që Interi të dalë i mundur nga “Camp Nou” edhe pse Barcelona kishte një mungesë të madhe në formacion, si Lionel Messi, i dëmtuar, transmeton TCH.

Por pavarësisht humbjes, Interi ruan i qetë vendin e dytë, duke u favorizuar edhe nga barazimi i PSV me Tottenham.

Ndërkohë në ndeshjet e tjera të së mërkurës në Champions, Napolit i ka rrëshkituar nga duart fitorja ndaj PSG në Francë, duke qenë në avantazh deri në përfundim të kohës së rregullt. Di Maria barazoi shifrat në 2-2.

Ndërkohë, Dortmundi ka marrë një fitore të madhe 4-0 ndaj Atletico Madrid.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button