Stephens shënoi fitoren e dytë në WTA Finals

Tenistja amerikane Sloane Stephens ka mposhtur të mërkurën Kiki Bertensin me 2:1 në sete (7:6, 2:6 dhe 6:3), duke shënuar fitoren e dytë në WTA Finals.

Amerikanja 25-vjeçare fitoi gjashtë nga shtatë gemet e fundit për të siguruar fitoren dhe u forcuar në krye të Grupit të Kuq, transmeton Koha Ditore.

Mirëpo, me fitoren e Stephensit grupi ka mbetur i hapur, pasi të katër tenistet mund të kualifikohen në gjysmëfinale.

Stephens në xhiron e fundit të grupit përballet me gjermanen Angelique Kerber, ndërsa Bertens me japonezen Naomi Osaka.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button