Te „Dhurata“ e PSP-së, të dyshuar ish-ministri Stavreski dhe Janakieski

Prokuroria Publike për ndjekje të veprave penale lidhur dhe që dalin prej përmbajtjes së përgjimeve të paligjshme të komunikimeve (PSP) këto ditë (10.10.2018) komunikoi se janë hapur gjashtë hetime të reja, mes të cilëve është edhe rasti “Dhurata”. Ky hetim i PSP-së ka për të dyshuar ish-ministrat Zoran Stavreski  dhe Mile Janakieski se kanë arritur marrëveshje me të cilën kanë rregulluar borxhin rus të ish BRSS-së ndaj ish RFSJ-së në pjesën e detyrimeve ndaj Maqedonisë, me të cilën “Strojtransgas” nga Moska, nga e cila  kanë blerë pronë “të paligjshme” rreth 33 milion euro.

Sipas Prokurorisë Speciale Publike

Të dyshuarit Zoran Stavreski, ish-ministër i Financave dhe Mile Janakieski, ish-ministër i Transportit dhe Lidhjeve, me pjesëmarrje në kryerjen e veprës së bashku me të dyshuarin Krste Miladinov, drejtor i Resurseve Energjetike të Maqedonisë SHA Shkup, në periudhën janar 2012 – korrik 2014, me paramendim e kanë shfrytëzuar detyrën zyrtare dhe autorizimin dhe për kompaninë ruse OAD Strojtransgas nga Moska kanë marrë dobi të kundërligjshme pronësore në vlerë prej 2.008.877.000.00 denarë, gjegjësisht afër 33 milionë euro, dhe në vlerë të njëjtë i kanë shkaktuar dëm Buxhetit të RM-së.

Stavreski dhe Janakiseski kanë qenë përfaqësues të autorizuar për zbatimin e marrëveshjes ndërqeveriatare të aritur me 19 qershor të vitit 2010 në San Petersburg mes Qeverisë së RM-së dhe Federatës Rue për rregullimin e detyrimeve të ish BRSS-së ndaj SFRJ-së në pjesën e obligimeve ndaj Maqedonisë.

Me marrëveshjen rregullohen borxhi rus në vlerë prej 60.560.242,44 dollarë amerikanë të mbyllet përmes dërgimit të mallrave, shërbimeve dhe kryerjen e punëve.

Në negociatat, Stavreski dhe Janakieski janë dakorduar kjo shumë të mbyllet me ndërtimin e gazpërçuesit magjistral, aksi “Kleçovc – Bllok stacioni 5” për shumë të përgjithshme prej 75.700.303.05 dollarë amerikanë apo 55.674.292.77 euro, me ç’rast Rusia merr pjesë me 80 për qind, ndërsa Maqedonia me 20 për qind..

Megjithatë, paraprakisht, me porosi të Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve është përpiluar Studim fizibiliteti për ndërtim të aksit gazpërçues Klleçovcë-Shtip, i cili aks gazpërçuese është më i gjatë për 36 km krahasuar me marrëveshjen e përmendur paraprakisht për aksin “Klleçovc- Bllok stacioni 5”,  thuhet në komunikatën e PSP-së.

Në pajtim me studimin çmimi i ndërtimit të aksit do të ishte mes 30 dhe 35 milionë euro, kështu që të dyshuarit Stavreski dhe Janakieski kanë qenë të vetëdijshëm se çmimi real është shumë më i ulët nga ai i dakorduari me palën ruse. Megjithatë, edhe krahas Stavreskit dhe Janakieskit borxhin e plotë rus e kanë mbyllur me sigurimin e shërbimit – ndërtimin e gazpërçuesit me zbatimin e kompanisë nga Moska.

Kështu, në seancë të mbyllur qeveritare, me prezencën e ministrave të dyshuar, Qeveria ka sjell konkluzion të pranohet oferta e kompanisë ruse dhe të nënshkruhet marrëveshja përfundimtare. Pastaj, Kuvendi i RM-së e ka pranuar propozimin e qeverisë dhe në procedurë të shkurtuar ka sjellë ligj për ndërtimin e gazpërçuesit, ku nga deputetët janë fshehur faktet nga Studimi i fizibilitetit, sipas të cilave, çmimi real i kostos është shumë më i ulët, apo vetëm 378.6262.37 euro (për një kilometër të gazpërçuesit).

Në drejtim të dakordimit të marrëveshjes, i dyshuari Kërste Milladinov, si drejtor i “Resurseve Energjetike të Maqedonisë” e ka pranuar çmimin e lartë joreal të shërbimit nga marrëveshja edhe pse ka qenë i njoftuar me Studimin e fizibilitetit, prej atje edhe me çmimin real të kostos së ndërtimit të gazpërçuesit dhe më 9 korrik të vitit 2014 në Shkup ka kontraktuar marrëveshje me kompaninë ruse, me çka kësaj kompanie i është mundësuar dobi e kundërligjshme pronësore në vlerë prej 32,664.672 euro dhe 11 centë, aq sa është dëmtuar buxheti i Republikës së Maqedonisë.

Me këtë, ekziston bazë për dyshim se i dyshuari Zoran Stavreski dhe Mile Janakieski kanë kryer nga vepër penale Keqpërdorim i detyrës zyrtare dhe autorizimit nga neni 353 paragrafi 5 lidhur me nenin 3 dhe 1 dhe nenin 22 nga KP i RM, ndërsa i dyshuari Kërste Milladinov ka kryer një vepër penale Keqpërdorim i detyrës zyrtare dhe autorizimit nga neni 353 paragrafi 5 lidhur me nenin 4,3 dhe 1 në lidhje me nenin 22 të RM.

Me një fjalë RM faktikisht me mjetet e saj e ka paguar gazpërçuesin, sepse ka marrë pjesë me 20 për qind në marrëveshjen, që përafërsisht është shuma e përgjithshme (reale) e kostos, ndërsa borxhi i Rusisë ndaj RM-së, faktikisht ka mbetur “dhuratë” për Rusinë, thuhet në komunikatën e PSP-së.

Burimi:Vërtetmates.mk

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button