fbpx

Princi saudit zotohet se do të ndëshkohen “fajtorët” për vrasjen e Khashoggit

Princi i Kurorës Mbretërore të Arabisë Saudite është zotuar se do të ndëshkohen të gjithë “fajtorët” që janë përgjegjës për vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi në Turqi, transmeton REL.

Duke folur në forumin e biznesit në Riad, princi Mohammed bin Salman tha se “ky krim ka qenë i dhimbshëm për të gjithë sauditët” dhe nuk do të lejojë asnjëherë që kjo ngjarje të krijojë çarje në raportet ndërmjet Arabisë Saudite dhe Turqisë.

Sauditët më herët kanë mohuar akuzat se princ ka pasur rol në vrasjen e gazetarit.

Khashoggi u vra më 2 tetor pasi kishte hyrë në konsullatën saudite në Stamboll.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button