Zarif: Sanksionet e reja të SHBA-së ndaj Iranit, “shpërqendrim” i vëmendjes nga rasti Khashoggi

Ministri i Jashtëm iranian, Mohammad Javad Zarif akuzoi sot Departamentin amerikan të Thesarit se me vendosjen e sanksioneve të reja ndaj Iranit, po mundohet që të “shpërqendrojë” vëmendjen nga vrasja e gazetarit Jamal Khashoggi në konsulatën e Arabisë Saudite në Stamboll, transmeton REL.

Departamenti amerikan i Thesarit të martën njoftoi se ka sanksionuar tetë individë që janë të lidhur me talibanët e Afganistanit dhe financojnë këtë grup që është i cilësuar si grup terrorist, përfshirë edhe dy zyrtarë të Gardës Revolucionare të Iranit.

“Për të shpërqendruar vëmendjen nga brutaliteti i sauditëve në Staboll dhe në Jemen, Departamenti amerikan i Thesarit, vendos sanksione ndaj Iranit për ‘mbështetje’ të talibanëve”, ka shkruar Zarif në Twitter.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button