Gjermania: Arsyetimi saudit për Khashoggin i pamjaftueshëm

Arsyetimi i Arabisë Saudite mbi vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi nuk është aspak i mjaftueshëm, është reagimi i sotëm i qeverisë gjermane, raporton Anadolu Agency (AA).

Gjatë adresimit të tij në një konferencë për mediat në Berlin, zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Seibert, ripërsëriti pritjet e Berlinit zyrtar se kërkojnë nga Arabia Saudite hetim të besueshëm, transparent dhe të plotë.

“Kemi ndjekur me vëmendje të veçantë fjalimin e presidentit të Turqisë të martën”, tha ai, për të shtuar se vrasja e Khashoggit brenda Konsullatës Saudite në Stamboll, është një incident i paprecedent.

“Presim transparencë nga Arabia Saudite rreth vdekjes së tij dhe rrethanave, si dhe presim një hetim të besueshëm. Atë që kemi dëgjuar nga Arabia Saudite nuk është aspak e mjaftueshme”, tha ai.

Khashoggi, një shtetas saudit dhe kolumnist i “Washington Post”, për herë të fundit u pa duke hyrë në konsullatën saudite në Stamboll më 2 tetor.

Pas javëve të mohimit të përfshirjes në zhdukjen e tij, Arabia Saudite njoftoi javën e kaluar se ai vdiq gjatë një grindjeje brenda konsullatës.

Udhëheqësit botërorë i bënë thirrje qeverisë saudite që të japë përgjigje më konkrete për vdekjen.

Sipas burimeve turke në ditën e zhdukjes së Khashoggit, 15 sauditë të tjerë, përfshirë disa zyrtarë, arritën në Stamboll dhe vizituan konsullatën ndërkohë që ai ishte ende brenda. Të gjithë individët e identifikuar kanë lënë Turqinë.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, të martën paraqiti gjetjet fillestare në hetimin duke thënë se vrasja e Khashoggit ishte “e paramenduar”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button