Angellovska-Bezhoska: Euron mund ta futim në përdorim dy vite pas anëtarësimit në BE

Me fillimin e procesit të ndryshimeve kushtetuese hapet rruga për fillimin e negociatave të Maqedonisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian, të cilat sipas paralajmërimeve duhet të fillojnë vitin e ardhshëm, njofton”Meta“, transmeton Portalb.mk.

Guvernatorja e Bankës popullore, Anita Angellovska-Bezhoska në forumin debatues që u organizua nga Instituti i biznesit dhe menaxhimit “Hajdelberg” e prezantoi pikëpamjen e saj për ndikimin e procesit të integrimit në BE mbi vendin tonë.

Sipas saj, ka dy aspekte të kësaj çështjeje. Aspekti i parë ka të bëjë me atë se si anëtarësimi mund të ndikojë ekonominë në tërësi, e me këtë edhe me cilat sfida mund të përballemi si një nga bartësit e  politikave makroekonomike. Aspekti i dytë e trajton çështjen e efekteve të anëtarësimit në bashkimin monetar, pasi integrimi ekonomik është një hap drejt integrimit monetar dhe miratimit të euros si valutë të vetme.

Sa i përket aspektit të parë, ajo thotë se mbase mënyra më e mirë për të nxjerrë përfundime është përmes shqyrtimit të përvojës së ekonomive të tjera në tranzicion, që tashmë kanë kaluar procesin e integrimit evropian. Hyrja në BE, të cilës i paraprinë një valë e fortë e reformave strukturore dhe institucionale që i kanë forcuar themelet,  ndjeshëm e kanë përmirësuar perceptimin dhe e ka rritur besimin në këto vende, duke ulur primet e tyre për rrezik.

“Në disa nga këto vende, rrjedhat financiare i kanë orientuar në segmente produktive të mallrave të shkëmbyeshme, duke sjellë ndryshime pozitive në strukturën e prodhimit, rritjen e produktivitetit dhe konkurrencës, që ka kontribuar në përshpejtim të rëndësishëm të konvergjencës reale dhe nivel më të larta të të ardhurave. Por te disa prej tyre kapitali i huaj u orientuar drejt sektorëve joproduktivë, gjegjësisht rrjedhat financiare që u kanalizuan përmes sektorit bankar ose jo-bankar rezultuan me mbi-financimin e konsumit privat, gjegjësisht deri të nxehja e tepërt e ekonomisë, gj që ka shkaktuar presione të intensifikuara inflatore  dhe bilancit të pagesave duke e minuar ekuilibrin e brendshëm dhe të jashtëm dhe duke kontribuar që konvergjenca të jetë dukshëm më e ngadalshme. Kjo krijoi sfida për bartësit e politikave, duke përfshirë edhe bankat qendrore. Shfaqja e krizës globale ishte një “fren natyror”, ndërsa në disa ekonomi edhe korrigjim i dhimbshëm i këtyre matricave të paqëndrueshme ekonomike, “shpjegon guvernatorja.

Ajo ka shtuar se, duke pasur parasysh strukturën dhe karakteristikat e ekonomisë maqedonase, ekonomia e BE-së është spiranca jonë e natyrshme, me të cilën edhe aktualisht kemi një shkallë relativisht të lartë të integrimit tregtar dhe financiar.

“Më shumë se 70 për qind e shkëmbimit tonë tregtar të përgjithshëm është me vendet e BE-së, bankat që janë në pronësi të huaj janë kryesisht nga BE-ja, ndërsa pjesa më e madhe e rrjedhave financiare, duke përfshirë edhe investimet e huaja direkte gjithashtu vijjnë nga BE-ja. Shumë më e rëndësishme është që këto rrjedha financiare janë të drejtuara kryesisht në segmentet më produktive të orientuara drejt eksportit, të cilat i kanë forcuar bazat e ekonomisë, e kanë nxitur rritjen dhe nuk kanë kontribuar për presione inflatore ose presione mbi rezervat devizore. Ky model është në të vërtetë edhe modeli më i përshtatshëm i konvergjencës edhe pas bashkimit me BE-në,” thotë Angellovska-Bezoska.

Lidhur me aspektin e dytë, ajo thotë se anëtarësimi në BE për BPRM automatikisht do të nënkuptonte pjesëmarrje në Sistemin Evropian të Bankave Qendrore (SEBQ).

“Kjo ka rëndësi jetike për hapat e ardhshëm, për shkak se anëtarësimi në BE, për ekonomi të vogël dhe të hapur, me nivel të lartë të euro-zimit dhe të kursit devizor fiks, pashmangshëm do të imponojë nevojën për përgatitje shumë serioze për adoptimin e euros. Për këtë nevojitet të kalohet e ashtuquajtura  “test-periudhë”, me anëtarësim në mekanizmin e kursit devizor (MKD) të paktën dy vjet, duke mbajtur valutë të qëndrueshme, më tej duke mbajtur inflacionin dhe shkalla afatgjate të kamatës të krahasueshme me ato të BE-së dhe financa publike të disiplinuara” , thotë guvernatorja.

Sipas saj, anëtarësimi në BE jo vetëm që do të lehtësojë tregtinë dhe financat, do të lehtësojë lëvizjen e njerëzve, por gjithashtu do të hapë dyert për përfarim gradual drejt monedhës unike.

“Përfitimet nga adoptimi i euros janë mirë të njohura, veçanërisht për një vend që tashmë ka kurs devizor fiks, që nënkupton tranzicion më të lehtë. Valuta unike e eliminon rrezikun valutor dhe kostot e transaksioneve, e me atë e lehtëson tregtinë e mallrave dhe shërbimeve. Kjo, gjithashtu, mund të ulë kostot e financimit, duke mundësuar qasje më të lehtë në financa dhe mundësi më të mira për të marrë vendime afariste. Valuta unike dhe pjesëmarrja në bashkimin monetar i sigurojnë vendit mbështetje në rast të vështirësive financiare dhe kur pamundësohet qasja në tregjet ndërkombëtare përmes të të ashtuquajturit  mekanizëm evropian për stabilitet. Natyrisht, miratimi i valutës unike në parim donë të thotë heqje dorë nga mundësia për të udhëhequr politikë monetare vetanake, që vetvetiu e thekson nevojën për një cikël të sinkronizuar ekonomik të vendit tonë me BE-në, me çka politika monetare BQE-së do të ishte e përshtatshme edhe për ekonominë tonë. Në esencë, kjo kosto është më e ulët krahasuar me përfitimet e tregut unik dhe valutës unike, duke supozuar se të gjitha politikat do të jenë mjaft të kujdesshme për të siguruar baza të shëndosha dhe stabilitet si dhe sinkronizim të ekonomisë,” thotë Angellovska-Bezhoska.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button