Pesë kaluan, kanë ngelur edhe 10 hapa deri në ndryshimin e Kushtetutës

Ndryshimi i Kushtetutës, proces i cili nuk është i lehtë dhe i thjeshtë ka gjithsej 15 faza. Shumica parlamentare deri më tani i ka kaluar 5 hapat e parë, ndërkaq deri në mbarimin e procesit kanë ngelur edhe 10, njofton Portalb.mk.

Hapi më i rëndë deri më tani, ishte hapja e Kushtetutës, gjegjësisht votimi në seancë plenare për nismën e procedurës për të cilën duhej shumicë prej dy të tretave. Shumica parlamentare të premten mbrëmë vonë ka arritur që të sigurojë numër të mjaftueshëm të deputetëve për propozimin e Qeverisë, për të cilin votuan 80 deputetë “për”, me ndihmën e 8 deputetëve nga opozitarja VMRO-DPMNE.

LEXO: Të gjitha reagimet e faktorit të jashtëm për votimin e mbrëmshëm në Kuvend

Deri në ndryshimin e Kushtetutës është e nevojshme që të votohet edhe dy herë, njëherë me shumicë absolute gjegjësisht 61 vota nga numri i përgjithshëm dhe një herë me shumicë prej dy të tretave, gjegjësisht me 80 vota.

Hapi i radhës është përgatitja e amendamenteve kushtetuese, për të cilët Kuvendi e ka obliguar Qeverinë që t’i përgatit në afat prej 15 ditëve nga hapja e Kushtetutës, gjegjësisht deri më 3 nëntor. Por, nga Qeveria disa herë kanë theksuar se duan që ta përshpejtojnë procesin dhe kështu paralajmëruan se amendamentet në Kuvend do t’i dorëzojnë deri të premten.

Pas dorëzimit në shtëpinë legjislative, çdo amendament nëpërmjet së cilëve do të intervenohet në kushtetutë, do të duhet që të kalojë nëpërmjet kontrollit në dy komisione kuvendore  Komisionit Juridiko-Ligjvënës dhe komisionit për Çështje Kushtetuese ku duhet që të votohen me shumicë nga numri i deputetëve që janë anëtarë në Komision. Që të votohen draft-amendamentet në seancë plenare në Kuvend është e nevojshme përkrahja e 61 deputetëve, gjegjësisht shumica e numrit të përgjithshëm.

Pas kësaj në radhë vjen diskutimi për draft amendamentet, pas së cilës dorëzohen amendamente ndaj draft-amendamenteve për të cilat bëhet kontroll gjithashtu në dy komisioni. Pasi që Kuvendi me shumicë absolute, gjegjësisht me përkrahjen e 61 deputetëve do të deklarohet për çdo amendament të amendamenteve kushtetuese, do të caktohet seancë për ndryshim të Kushtetutës për të cilën është e nevojshme shumicë prej dy të tretave dhe me këtë bëhet ndryshimi i Kushtetutës.

Procedura për ndryshimet kushtetuese do të zgjatë mbi 100 ditë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button