fbpx

Shkup, çmontohen autobusët panoramik për t’i mirëmbajtur autobusët dykatësh

Për t’i mirëmbajtur autobusët dykatësh të mbyllur, Ndërmarrja e Qarkullimi Publik Shkup është e detyruar që t’i çmontojë autobusët panoramik. Nga kjo Ndërmarrje theksojnë se për shkak se autobusët nuk kanë të siguruar servisim, janë të detyruar të marrin pjesë nga autobusët tjerë për ti zëvendësuar në autobusët që janë në qarkullim, njofton Portalb.mk.

Zëdhënësja e Ndërmarrjes Despina Trajkovska, thotë se shumica e autobusëve të rinj urban që lëshohen në qarkullim të rregullte prishen gjithë kohën, përderisa pjesa tjetër e autobusëve është e çmontuar dhe përdoret për ti zëvendësuar pjesët e prishura të autobusëve që janë në qarkullim të rregullt. Nga kjo Ndërmarrje potencojnë autobusët në këtë gjendje i kanë trashëguar nga udhëheqësia e kaluar e NQP-së.

“Është më se e qartë se kjo situatë është për shkak të cilësisë së dobët të automjeteve të blera vetëm 7 vjet më parë, ato janë paguar shumë shtrenjtë, ndërkaq cilësia nuk e  justifikon çmimin. Megjithatë edhe përskaj kësaj gjendje të trashëguar me automjetet, udhëheqësia e NQP-së arrin të mbajë trafikun publik në rrjedha normale. Në të njëjtën kohë, për të përmirësuar cilësinë e transportit publik, NQP Shkup në bashkëpunim me Qytetin e Shkupit tashmë ka marrë masa konkrete për furnizimin e parkut të automjeteve me mjete të reja”, thonë për Portalb.mk nga Ndërmarrja Qarkulluese Publike.

Ndërmarrja e Qarkullimit Publik Shkup, për çdo ditë në qarkullim të rregullt i lëshon 272 autobusë urban.

216 autobusë dykatësh nga Kina

Nga 16 autobusë dykatësh panoramik, vetëm dy janë në funksion

Nga 200 autobusë dykatësh të mbyllur, 40 prej tyre prishen gjithë kohën

80 autobusë njëkatësh nga Ukraina

Nga 80 autobusë, 77 janë në funksion ndërkaq 3 janë jashtë funksionit

Autobusët e vjetër

20, lëshohen në përdorim sipas nevojës

                                                                

Autobusët dykatësh urban, prejardhja e të cilëve është nga Kina dhe 90 autobusët njëkatësh nga Ukraina qeverisë paraprake i kanë kushtuar rreth 40 milionë euro. Furnizimi është bërë në vitin 2011 në kohën kur ish-ministër i Transportit dhe Lidhjes ishte Mile Janakieski, ndërkaq aso kohe ky investim u ashtu quajt fillim i modernizimit të transportit publik.

PSP hapi lëndë të re edhe për furnizimin e 202 autobusëve dykatësh, dëm nga buxheti prej 5.000.000 eurove

Me urdhër për zbatimin e procedurës hetimore në rastin “Dizajn”, që e hapi sonte Prokuroria Speciale e Maqedonisë janë përfshirë katër persona zyrtarë për shkak të ekzistimit të dyshimit për vepër të kryer penale Keqpërdorimin e pozitës zyrtare dhe autorizimit prej nenit 353 paragrafi 5 lidhur me paragrafin 1 lidhur me nenin 22 të Kodit Penal të RM-së.

Ekziston dyshimi se në periudhën prej vitit 2009 dhe vitit 2010, i dyshuari Mile Janakieski si ministër i Transportit dhe Lidhjeve, e dyshuara Snezhana Filipovska Pavleska si kryetare e Komisionit për zbatimin e furnizimeve publike, ndërsa të dyshuarit Igor Janushev dhe Julia Jankullovska Atanasova, si anëtarë të komisionit për zbatimin e furnizimeve publike, të autobusëve dykatësh për Qytetin e Shkupit, të formuar prej ministrisë, i kanë shfrytëzuar pozitat e tyre zyrtare dhe autorizimet dhe për operatorin ekonomik Jutong nga Kina kanë bërë autorizim të paligjshëm – favorizim në procedurë dhe kontraktimin e marrëveshjes për furnizimin e 202 autobusëve dykatësh, duke i shkaktuar dëm buxhetit të RM-së, në shumë prej 5.000.000 euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button