fbpx

Modeli funksionues, DSK-ja të ndahet nga MPB-ja

Ekspertët për siguri, kanë vlerësuar se modeli më i mirë për t’u reformuar Drejtoria për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK), është të ndahet nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe të funskionojë si organ i pavarur, transmeton Portalb.mk.

Në panelin e diskutimit “Ardhmëria e reformave në kushte të krizës politike”, ku u prezantuan rezultate e anketës së realizuar nga Asociacioni për Bashkëpunim dhe Tolerancë Qytetare që u prezantua sot në Shkup, profesoresha universitare Ana Pavllova Daneva ka vlerësuar se modeli më i mirë i transformimit të DSK-së, është funksionimi si agjenci e veçantë.

“Në raportin e Pribesë thuhet se duhet të bëhet zgjidhja e problemit me përgjimet, por duhet edhe transformimi i DSK-së. Ministri Spasovski kishte konferencë për media dhe tha se do të kemi reforma, dhe do të zgjedhet modeli. Do të ishte dëshpëruese, nëse zgjedhet modeli që DSK të mbetet në MPB, dhe nuk shoh se si mund të reformohet ajo nëse mbetet aty. Më e dëshirueshme do të ishte nëse DSK ndahet si agjenci e veçantë, në kontroll të së cilës do të ishte sektori civil, Kuvendi dhe ekspertë”, tha Daneva.

Edhe ekspertë të tjerë kanë vlerësuar se modeli më i mirë i tranformimit të DSK-së është të ndahet ajo nga MPB-ja dhe të funksionojë si organ i pavarur.

Tre modelet e tranformimit të DSK-së:

Modeli i parë – parasheh ndarjen e DSK-së nga MPB-ja, si një organ i veçantë dhe i pavarur;

Modeli i dytë – parasheh vazhdimin e modelit të deritanishëm me të cilin Drejtoria për Siguri dhe Kundërzbulim mbetet në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB) dhe

Modeli i tretë – parasheh bashkimin e DSK-së me Agjencinë e Inteligjencës, që nënkupton jegjësisht formimin e një organi të veçantë të administratës shtetërore.

Sipas asaj që njoftuan nga MPB-ja, tre modelet janë pjesë e projektit që quhet inteligjenca nën mburojën e Qendra e Gjenevës për kontroll demokratike të fuqive të armatosura.

Përndryshe, ditë më parë Portalb.mk njoftoi se konsultimet e grupit punues për zgjedhjen e modelit të ri të funskionimit të DSK-së nuk kanë filluar. Modelin e ri të DSK-së, MPB-ja duhet t’ia prezantojë Qeverisë së Maqedonisë më së voni deri më 15 nëntor.

Pjesë e grupit punues janë 32 anëtarë nga institucione shtetërore dhe organizata joqeveritare.

Konsultimet për DSK-në nuk kanë nisur, MPB-ja i tregoi modelet që janë në lojë

 

 

Lajme të ngjashme

Një koment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button