Gruevski: Dëshiroj VMRO të fuqishme e cila shpejtë do ta rrëzojë këtë të keqe në Maqedoni

I akuzuari ish kryeministri Nikolla Gruevski, ka deklaruar se nuk i di arsyet për vendimet e fundit të partisë së tij për përjashtimin e disa funksionarëve. Pas mbarimit të seancës së sotme në lëndën “Titanik”, Gruevski ka deklaruar përpara gjykatës se do të përmbahet nga komentet që të mos gabojë, njofton Portalb.mk.

“Nuk i dy argumentet dhe dëshmitë me të cilat disponon udhëheqësia e VMRO-DPMNE-së dhe në bazë të cilave i bazon vendimet e sajë Do të përmbahem nga komentet pasi që mund të gaboj në një ose tjetër drejtim. Dëshiroj VMRO-DPMNE të fuqishme dhe të bashkuar që ta rrëzojë këtë të keqe të cilën e ka Maqedonia. Është dëshmuar në të kaluarën se gjithmonë kur VMRO-DPMNE ka qenë e fuqishme, edhe Maqedonia është e fuqishme. Jam i sigurt se edhe Maqedonia e dëshiron atë”, tha Gruevski.

Përndryshe, avokatët e Gruevksit kanë konfirmuar se të hënën e kanë marrë vendimin nga Gjykata për dënimin e Gruevksit, ndërkaq e presin aktin referues, gjegjësisht letrën me të dhënat se në cilën datë dhe në cilin burg duhet të paraqitet i dënuari që të fillojë me kryerjen e mbajtjes së burgut.

VMRO-DPMNE i përjashtoi nga partia Todorovin dhe Mijallkovin, i shkarkoi Jançevin dhe Bogdanovin

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button