Anketë: Krahasuar me Gruevskin, institucionet janë më pak të varura nga Zaevi (FOTO)

Në vitin 2016, 68 për qind e qytetarëve kanë vlerësuar se institucionet shtetërore janë të varura nga ish kryeministri Nikolla Gruevski, kurse këtë vit se institucionet shtetërore janë të varura nga kryeministri Zoran Zaev mendojnë 52 për qind, thuhet në anketën e realizuar nga Asociacioni për Bashkëpunim dhe Tolerancë Qytetare që u prezantua sot në Shkup, transmeton Portalb.mk.

Se nuk ekziston ndarje të pushtetit në Maqedoni, në vitin 2016 kanë vlerësuar 57 për qind e qytetarëve, kurse në vitin 2018, 25 për qind.

“52 për qind e të anketuarve vlerësojnë se institucionet shtetërore në Maqedoni janë të varura nga kryeministri Zaev dhe bashkëpunëtorët e tij, po aq mendojnë se huamarrjet e Qeverisë nga institucionet ndërkombëtare janë të paarsyeshme. Nëse këto të dhëna krahasohen me vitin 2016, qëndrimet e qytetarëve shënojnë rritje mesatarisht për 10 për qind”, tha drejtori i Asociacionit për Bashkëpunim dhe Tolerancë Qytetare, Aleskandar Cvetkovski.

Në anketë gjithashtu thuhet se 38 për qind e qytetarëve nuk vlerësojnë se referendumi i 30-shtatorit ka qenë pengesë për realizimin e reformave nga Qeveria e Maqedonisë, dhe 53 për qind mendojnë se Huamarrjet e Qeverisë së Maqedonisë janë të paarsyeshme.

Për programin reformues “Plani 3-6-9” kanë dëgjuar 302 qytetarë nga 1030 të anketuar, për Raportin e Pribesë kanë dëgjuar 259 qytetarë, ndërkohë që për Planin e Reformave të Zaevit kanë dëgjuar 208 qytetarë. Më pak, 45 qytetarë kanë dëgjuar për “Blu Print”.

64 për qind e qytetarëve vlerësojnë se reformat në Maqedoni bëhet për shkak të procesit integrues të Maqedonisë në NATO dhe Bashkimin Evropian (BE).

“Nga qëndrimet e qytetarëve mund të dalin qëndrimet se: niveli i tolerancës publike ndaj ngjarjeve negative dhe korruptive, kohëzgjatja e besimit në pushtet dhe në premtimet e tyre dhe gjendja e institucioneve që realizojnë reformat”, tha Cvetkovski.

Siç vlerësuan realizuesit, anketa është e nevojshme për shkak të paraqitjes së pasqyrës reale dhe jopropaganduese të procesit të realizimit të reformave, si dhe pritshmëritë nga ato reforma.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button